25 ditë pushtim, bombardohet sërish Mariupoli. Zelensky: Rusia po kryen krime lufte

20/03/2022 12:53

Në ditën e 25 të pushtimit të Ukrainës, qyteti i Mariupolit u sulmua sërish nga forcat ruse, të cilat shkatërruan një shkollë që strehonte të paktën 400 persona.

Po ashtu autoritet ukrainase thonë se si pasojë e sulmeve u shkatërrua edhe fabrika metalurgjike e Azovstal, një nga më të mëdhatë në Europë.

Deri më tani nuk dihet ende nëse ka viktima, por sulmi i radhës në Mariupol vjen pas atij që iu bë teatrit në qendër të qytetit ku strehoheshin me mijëra vetë.

Fëmijët, të moshuarit po vdesin. Qyteti është shkatërruar , po zhduket nga faqja e dheut“, tha oficeri i policisë në Mariupol, Michail Vershnin nga një rrugë e mbushur me rrënoja duke iu drejtuar Perëndimit.

Qyteti juglindor i Mariupolit, ka qenë nën rrethim për disa javë, ndërsa raportohet se banorët po dërgohen në Rusi kundër vullnetit të tyre nga forcat ruse.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se sulmi i vazhdueshëm rus në Mariupol është një “akt terrori” që do të “mbahet mend për shekuj me radhë”.

Në një video-mesazh të postuar në Facebook të dielën, ai tha se Mariupol do të mbetet në histori si një shembull i krimeve të luftës.

Nëse Mariupol bie, do t’i jepte Rusisë kontrollin e një prej porteve më të mëdha të Ukrainës dhe do të krijonte një korridor tokësor midis Krimesë dhe rajoneve të mbështetura nga Rusia të Luhansk dhe Donetsk.Lidhja e Krimesë me Rusinë kontinentale nëpërmjet zonave të kontrolluara nga rebelët do ta bënte shumë më të lehtë për Rusinë lëvizjen e mallrave dhe njerëzve në dhe nga Krimea.

Rusia e ka kërkuar këtë që nga viti 2014, kur filloi konflikti në lindje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA