Ish-ministri i Jashtëm i Rusisë i hedh poshtë gjasat për luftë bërthamore, duke e deklaruar perspektivën një “kërcënim bosh” nga Vladimir Putin.
Andrei Kozyrev, i cili shërbeu si shefi diplomacisë ruse në kohën e paraardhësit të Putinit, Boris Yeltsin, tha se epoka e presidentit aktual rus do të përfundojë në “katastrofë” , e shkaku për këtë është pikërisht lufta e Ukrainës.
Putini vendosi tre javë më parë forcat bërthamore të Rusisë në gatishmëri të lartë pas të ashtuquajturës përgjigje “jomiqësore” të Perëndimit pas pushtimit të tij. Kjo ngjalli frikën se po konsideronte përdorimin e një arme bërthamore, megjithatë mjaft ekspertë mendojnë se nuk do të shkojë deri aty.
Kozyrev, duke folur për podkastin e The Economic Asks, tha se ishte dakord me ta.”Është thjesht një shantazh, janë kërcënime boshe“, u shpreh ai. Rusia besohet se ka 4477 koka bërthamore. Është një nga nëntë vendet që ka kapacitete të armëve bërthamore. Nga tetë të tjerët, tre janë aleatë të NATO-s, SHBA, Franca dhe Britania e Madhe, ndër të cilat ka 5,943 koka bërthamore. Kozyrev thotë se Putin nuk e ka dhënë vërtet atë urdhër.
“Ai bëri gjoja sikur po e urdhëronte diçka të tillë. Po luan një lojë. Putini e di mirë se po shtypi butonin, ato nga armë strategjike kthehen në armë vetëvrasëse, sepse po dërgoi një raketë bërthamore në Europë apo SHBA-ja, do t’i kthehen dy të tilla, e kësaj nuk i mbijeton askush”, shprehet Kozyrev.
Ish-ministri theksoi se ajo që e quan diktaturë e Putinit po shkon drejt katastrofës, madje që tani është e tillë thotë ai, Putini thjesht nuk po e kupton.
Top Channel