Dy furgona janë përfshirë nga flakët në lagjen “Sheq i Vogël” në Fier.

Banorë të zonës kanë njoftuar repartin zjarrfikës, ndërsa dy automjetet janë shkrumbuar totalisht.

Jashtë kamerës banorët kanë treguar se dy makinat ishin të parkuara aty prej disa kohësh, ndërsa nuk kanë arritur të shohin se kush mund t’i ketë vendosur flakën.

Mësohet se fillimisht zjarri ka përfshirë njërën prej makinave e më pas, favorizuar edhe nga era, është djegur edhe automjeti tjetër.  Zjarrfikësit kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve duke evituar përhapjen e tyre në këtë zonë të banuar. Shkaqet e zjarrit ende nuk dihen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA