Ashtu siç kishin paralajmëruar që të martën, protestuesit tentuan të mbledhin forcat për protestën e së shtunës poshtë zyrës së kryeministrit.

Një grumbullim i parë në sheshin Skënderbej, më pas një ecje në bulevard dhe ndalesa e zakonshme poshtë zyrës së Edi Ramës.

Megjithëse në numra modeste, pjesëmarrësit ishin të bindur se kishin dalë, pasi i shohin masat e marra nga qeveria si të pamjaftueshme.

Protesta kishte edhe mysafirë nga politika. Se paku, nuk kishte ndarje, në PD, LSI apo “Shtëpi Lirie”.

Ne kryeministrinë e blinduar qëndronin dhe efektivet e policisë që me vete mbanin dhe maskat kundragaz. Por as numrat dhe as qëllimet e protestuesve nuk u dukën agresive.

Qëllimi i protestuesve është qëndrimi në shesh për 24 orë, përshkallëzim ky i protestës në mungesë të reagimit nga ana e qeverisë.

Disa u larguan ndërsa orët në vijim do të tregojnë se sa prej tyre do të qëndrojnë. Por moti i mirë, zgjatja e ditës dhe fundjava e gjatë e pushimeve e ofruar të premten nga qeveria, nuk premtojnë optimizëm për numrat e protestës, edhe nëse ajo vazhdon.

Kryeministri Edi Rama ndërsa bisedonte me fermerë në Durrës, u përpoq pa sukses të fshihte qetësinë e tij ndaj protestës modeste, të shtunën ndaj qeverisë.

Një batute ironike, qe dukej sikur thoshte: shihemi pas festës së hashures.

FOTO GALERI
38/61

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA