Mariupol, forcat speciale çeçene luftojnë shtëpi më shtëpi, gra e fëmijë mbeten në bodrumet e teatrit të shkatërruar (fotot)

19/03/2022 16:12

Forca speciale të ushtrisë çeçene shiheshin sot në një video ruse duke luftuar shtëpi më shtëpi në qytetin e rrethuar të Mariupol ku qindra gra e fëmijë mbeten të bllokuar në strehime apo rrënojat e ndërtesës së shkatërruar të teatrit.

Pamjet e publikuara nga lideri çeçen pro-rus Ramzan Kadyrov tregonin luftëtarët e tij duke qëlluar ndaj zjarrit që vinte prej një ndertese të lartë apartamentesh.

Video e propagandës më pas tregonte ushtarë çeçenë që ndihmonin banorë të dilnin nga strehimet, një prej të cilëve mbante në krahë një fëmijë të vogël.

Pamjet vinin teksa shumë njerëz besohet se janë të blloluar në rrënojat e teatrit të shkatërruar të qytetit, shkruan britanikja Daily Mail.

Kryebashkiaku i Mariupol, Vadym Boichenko tha: “Tanket dhe mitralozët vijojnë betejën, nuk ka asnjë copë të qytetit që nuk ka shenja lufte”.

Nick Osychenko, kreu i një stacioni televiziv në Mariupol tha se ishte larguar bashkë me gjashtë anëtarë të familjes, nga mosha 4 deri në 61 vjeç.

Politikani ukrainas Serhiy Taruta, tha se rreth 130 njerëz ishin shpëtuar nga teatri por të tjerë janë të humbur. Sipas tij nuk ka mundësi ndihme pasi shërbimet e shpëtimit janë shkatërruar nga trupat ruse.

“Nuk kuptohet asgjë. Shërbimet që duhet të jepnin ndihmë janë shkatërruar, doktorët janë vrarë”, tha ai, duke shtuar se mund të jetë të vdekur edhe mes të mbijetuarve në rrënoja.

Dmytro Gurin, deputet ukrainas nga Mariupol, tha për rrejtin BBC se disa njerëz kanë arritur të evakuohen por të tjerë mbeten në rrënoja.

Ministria ruse e mbrojtjes tha sot se trupat e saj janë në qytet dhe së shpejti do të kontrollohet prej tyre.

FOTO GALERI
1/10
Kryebashkiaku i Mariupol, Vadym Boichenko tha: “Tanket dhe mitralozët vijojnë betejën, nuk ka asnjë copë të qytetit që nuk ka shenja lufte”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA