Kombëtarja, gati lista e lojtarëve! Grumbullohen 26 lojtarët për ndeshjet me Spanjën dhe Gjeorgjinë

19/03/2022 15:19

Kombëtarja shqiptare do të luajë 2 ndeshje miqësore këtë muaj atë me Spanjën dhe Gjeorgjinë.

Trajneri i kuqezinjve ka publikuar listën e 26 futbollistëve të grumbulluar për këto dy përballje dhe në të përfshihen lojtarë që thirren për herë të parë nga tekniku italian. Bëhet fjalë për portieri Elhan Kastratin që aktualisht është pjesë e skuadrës së Cittadellës në Serinë B italiane.

Po kështu kanë  tërhequr vëmendjen e trajnerit Reja me formën e tyre edhe mesfushori i Empolit Kristian Asllani si dhe mbrojtësi i Benficat Adrian bajrami. Ky i fundit, fillimisht ishte në listën e trajnerit Bushi të Kombëtares U21 për ndeshjet me Çekinë dhe Anglinë, por stafet e teknike të të dy skuadrave kanë arritur akordin që Bajrami të vihet nën urdhrat e trajnerit Reja në Kombëtaren A

Në listën e të grumbulluarve të Rejas për sfidën me Spanjën dhe Gjeorgjinë figuron emri i Giacomo Vrionit për të cilin ky është një rikthim në kombëtaren kuqezi me sulmuesin shqiptar që po bën shumë mirë në radhët e Tirolit në kampionatin austriak. Po kështu është rikthyer në radhët e përfaqësueses shqiptare pas mungesës në disa ndeshje edhe mbrojtësi i rayo Vallecao, Ivan Balliu.

Përsa i përket pjesës tjetër të futbollistëve të grumbulluar nuk ka ndryshime dhe janë të njëjtat emra që janë thirrut edhe në ndeshjet e kaluara. Kombëtarja shqiptare do të luajë në 25 mars me Spanjën në Barcelonë , ndërsa në 29 mars do të presë Gjeorgjinë në ‘Air Albania Stadium’.

 

 

Top Channel