Nëntë kompani importuese dhe prodhuese të vajit sot janë nën hetim për abuzim për rritje çmimesh.
Bëhet fjalë për raste të përsëritura. Agro Blend Sh.p.k, Bomira Sh.p.k, Devi 20-Group Sh.p.k, Eqerem -934 Sh.p.k,, Ferra&Co Sh.p.k, Globcom Sh.p.k, Kriket-1 Sh.p.k, Teuta Durrës Sh.p.k dhe kompania PDF Sh.p.k. kane qenë nën hetim që prej vitit 2020, por pas klimës së re kritike të rritjes se çmimeve, duket se autoritetet kanë vendosur një hetim të thellë.
Sipas të dhënave të Drejtorisë së Doganave thuhet në njoftimin e Autoritetit çmimi mesatar i vajit në janar të këtij viti ishte 199.2 lekë, ndërsa përgjatë marsit është shitur për rreth 208.5 lekë litri, gati 10 lekë më shumë.
Kjo rritje çmimi për periudhën janar-deri më 11 mars është bërë në të njëjtën kohë nga këto kompani, çka sipas tij ndërmarrjet kanë bërë një marrëveshje të ndaluar apo sjellje të bashkërenduar duke shkelur ligjin për vendosje të çmimit në treg. Pikërisht ne kohen kur shume prej firmave grosiste, ankoheshin për rritjen e çmimeve ne tregjet ndërkombëtare.
Në tregun e pakicës vaji vegjetal i këtyre kompanive shitet për konsumatorët nga 315 deri në 335 lekë, rreth 140 lekë më shumë se në janar.
Hetimi pason ngritjen e ngritjen e një bordi të posaçëm për kontrollin e çmimeve të shportës ku bën pjesë edhe vaji vegjetal për të shmangur abuzimet në këtë periudhë krize në kurriz të konsumatorëve deri në normalizim të situatës.
Top Channel