Peng në zyrat e kadastrës/ Historia e emigrantit: Nuk marr përgjigje as për shtëpinë, as për tokën

18/03/2022 15:34

Shqiptarët kanë 30 vite që nuk bëhen dot pronarë të pasurive të tyre.

Mbivendosjet e pronave, ndryshimet e herpashershme ligjore dhe neglizhenca e punonjësve të shtetit kanë bërë që njerëzit të sorollaten për vite me radhë nëpër zyra pa marrë një zgjidhje. Sotir Bërdufi është emigrant ndërsa kthehet në Shqipëri vetëm për të ligjëruar pronat e tij.

Sotiri nuk ka gjetur zgjidhje as për shtëpinë, dhe as për tokën që ndodhet në fshatin Pashtresh të Elbasanit, kjo e fundit për shkak të mungesës së azhornimit.

Tashmë që çdo aplikim për pajisjen me dokumentacion duhet të kryhet online, ka ulur burokracitë, por ka shtuar problematikat e qytetarët vetë cilët e kanë të vështirë të ndjekin këtë procedurë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA