Një person humbi jetën dhe tre të tjerë u plagosën nga raketa që goditi një ndërtesë banimi në Kiev të enjten.

Shërbimi i emergjencës shtetërore të Ukrainës mori njoftim për një zjarr dhe dëmtim të një apartamenti 16-katësh në lagjen Darnytsky të kryeqytetit në orën 5:02 të mëngjesit me orën lokale.

Pak më vonë u shua zjarri.

Mediat e huaja bëjnë me dije se deri tani janë evakuuar 30 persona ndërsa vijojnë operacionet e shpëtimit.

Çfarë ka ndodhur gjatë orëve të fundit në Ukrainë:

Dje, sulmet me raketa ruse goditën një teatër në qytet ku mendohej se ishin strehuar mbi 1000 njerëz, sipas nënkryetarit të bashkisë së qytetit.

Presidenti ukrainas Volodomyr Zelensky akuzoi Rusinë se synon qëllimisht teatrin. Rusia ka mohuar se e ka bombarduar atë.

Në kryeqytetin Kiev, një person ka vdekur dhe tre të tjerë janë plagosur pasi një pallat u godit nga mbetjet e një rakete të rrëzuar. Punonjësit e shpëtimit janë duke kërkuar për njerëzit që mund të jenë të bllokuar nën rrënoja, thotë Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës

Në Chernihiv, 13 persona që prisnin në radhë për bukë u raportuan të vrarë nga bombardimet ruse

Në frontin diplomatik, marrëdhëniet midis SHBA-së dhe Rusisë u përkeqësuan pasi presidenti amerikan Joe Biden e quajti presidentin rus Vladimir Putin një “kriminel lufte”. Kremlini i cilësoi komentet e Biden si “retorikë të papranueshme dhe të pafalshme”

Zelensky foli në Kongresin e SHBA në të cilën ai bëri thirrje për më shumë mbështetje perëndimore

SHBA premtoi një shtesë prej 1 miliard dollarësh (764 milion £) në armë për Ukrainën – duke përfshirë drone taktike, raketa dhe granatahedhës, pushkë, mitralozë, parzmore dhe municione.

Analiza nga ekspertët ushtarakë, përfshirë ministrinë e mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, thotë se pushtimi rus ka “ngecur në të gjitha frontet”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA