18/12 16:24
Motrat Nezha, Laura dhe Fladi treguan për “Shqipëria Live” se si po e presin zmadhimin e familjes së tyre me një bebe të vogël.
Fladi tregoi se është në pritje të ëmbël. Laura po e pret me padurim ardhjen në jetë të nipit, ndërsa shton se po parapërgatiten edhe për mëmësinë.
Moderatori Flori Gjini e ngacmoi këngëtaren duke e pyetur nëse ka dëshirë të ketë një fëmijë.
“Ne duam ta shijojmë. Nuk na pengon asgjë, kemi 10 vite bashkë me partnerin dhe i duam fëmijët”, u përgjigj Laura.
Këngëtarja tha se ka dashur të formohet artistikisht dhe t’i kushtojë rëndësi karrierës dhe më pas do të mendojë për një fëmijë.
Laura shtoi më tej se i “do shumë fëmijët dhe kur Fladi të jetë në punë do e mbajë ajo nipin”.
Top Channel