Piloti i vrarë në aksidentin e gjuajtësit në Itali, ishte milioneri britanik, veteran i forcave ajrore (fotot)

17/03/2022 21:32

Një pilot britanik që gjeti vdekjen dje pas rrëzimit të një avioni ushtarak në veri të Italisë, është emëruar sonte nga mediat angleze.

‘Kuadro’ i vjetër i forcave ajrore britanike David Ashley, 49 vjeç, po fluturonte gjuajtësin stërvitor ‘Leonardo’ kur në mënyrë të pashpjegueshme u rrëzua në malet në veri të liqenit të Como në Itali.

Avioni stërvitor M-346 u përplas dje në mesditë.

Babai i dy fëmijëve nga Dorset në jug të Britanisë, fluturonte bashkë me pilotin italian Giampaolo Goattin i cili arriti të mbijetonte pa plagë të rënda.

Të dy pilotët besohet se ishin lëshuar nga avioni para përplasjes, teksa kryenin testime për Forcat e Armatosura Italiane, shkruan rrjeti anglez MailOnline.

Nuk është ende e qartë nëse ishte David apo Giampaolo në drejtim të avionit në kohën e lëshimit të tyre.

Avioni u rrëzua në lartësi 2500 metra mbi nivelin e detit, para se të merrte flakë dhe të rrëzohej pranë qytezës së Colico.

Avioni besohet se kishte një kohë të gjatë në fluturim para se të rrëzohej tragjikisht për britanikun.

Kjo nuk ishte hera e parë që David rrëzohej me avion, pasi më herët i kishte mbijetuar një lëshimi nga kabina në Katar në korrik 2019.

Ai ka pilotuar gjuajtësit britanikë RAF Harrier dhe modelin amerikan F18 teksa ishte lëshuar me pare gjatë manovrave të luftimit në Lindjen e Mesme.

David nuk ishte vetëm një pilot ekspert por kishte dhe një biznes pronash e ndërtimi Ashley Property Group. që drejtonte bashkë me gruan e tij

Ai ishte i specializuar në këshillimin e investimeve për të huajt në tregun britanik.

FOTO GALERI
3/5
Babai i dy fëmijëve nga Dorset në jug të Britanisë, fluturonte bashkë me pilotin italian

Top Channel