Ish kryeministri Sali Berisha akuzoi nga Kuvendi këtë të enjte se parlamenti po bën dy shkelje të rënda.
Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se rezoluta e propozuar nga deputetët e PD-së duhet të kthehet në Kuvend. Ai tha se qeveria po shkel embargon, pasi sipas tij po shkarkohen anije ruse, të cilat nuk janë grurë por tuba.
Berisha: Dy janë shkeljet më të rënda të parlamentit sot që refuzon debatin për çështjen e luftës. Dëshmi e përdorimit të gënjeshtrave e mashtrimeve ndaj qytetarëve që janë në protestë.
U serviren faturat nga Italia. Kërkoj rezolutën sepse ju po shkelni embargon, po shkarkohen anije ruse në një kohë kur bota shpall Putinin kriminel lufte. Nuk është grurë, janë tuba. Fusni rezolutën, respektoni protestën e qytetarëve. S’keni faj se për ju nuk ka krizë, nuk ka shtet.
Top Channel