“Mund të isha unë”, Artur Bibe tregon momentin e fundit para se të vritej gazetari

16/03/2022 17:36

Gazetari i ‘Top Channel’, Artur Bibe tregoi për “Shqipëria Live” rrezikun që përjetoi në Ukrainë, ndërsa po raportonte për luftën.

“Mendova që mund të isha unë. Një ditë më përpara qëlluan shumë pranë nesh dhe nuk e kuptuam. Kur na ndaloi oficeri i ushtrisë ukrainase na tha se kemi qenë me fat”, u shpreh gazetari.

Bibe tha se ishte takuar me gazetarin që humbi jetën madje kishin ndarë shumë gjëra bashkë.

Ai tregoi se ndjen keqardhje pasi kolegu që ka ndenjur, ka ndarë ushqime, informacione dhe rroba nuk jeton më.

Sulmet e Rusisë në Ukrainë vazhdojnë duke rrezikuar edhe jetën e gazetarëve .

Gazetari Artur Bibe, vendosi të shkojë në frontin e luftës për të treguar situatën aktuale atje.

Deri më tani tre persona nga radhët e medias kanë humbur jetën në krye të detyrës, për të sjellë një panoramë më të qartë të ngjarjes që ka tronditur botën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA