Tentoi t’i ikte dhe goditi policen në këmbë me makinë, arrestohet 25-vjeçari në Kamëz
15/03/2022 16:11
Një 25-vjeçar është arrestuar në Kamëz, pasi ka aksidentuar një punonjëse të Policisë Bashkiake.
Policia bën me dije se G. R., 25 vjeç, u arrestua në flagrancë, pasi duke drejtuar mjetin e tij në sensin e kundërt të lëvizjes, në rrugën “Berisha”, nuk i është bindur urdhrit të punonjëses së Policisë Bashkiake për të ndaluar dhe gjatë tentativës për t’u larguar, e ka goditur atë në këmbë, me mjet.
I riu akuzohet për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel