Kryeministrat e Polonisë, Sllovenisë dhe Çekisë takojnë Zelenskyn: Mbështetje për Ukrainën

15/03/2022 22:41

Kanë mbërritur në Kiev, Kryeministrat e Polonisë, Republikës Çeke dhe Sllovenisë , ku janë takuar me presidentin e Ukrainës Vlodomyr Zelensky.

Zelensky duke postuar një video nga takimi tha se vizita e kryeministrave në Kiev në këtë kohë të vështirë për Ukrainën është një shenjë e fortë mbështetjeje.

Të tre liderët do të paraqesin një paketë të gjerë mbështetjeje për Ukrainën.

“Këtu, në Kievin e shkatërruar nga lufta, po shkruhet historia. Pikërisht këtu, liria lufton kundër botës së tiranisë. Këtu është e ardhmja e të gjithëve ne. BE-ja mbështet Ukrainën, ne e sollëm këtë mesazh në Kiev sot”, shkroi në Twitter kryeministri polak, Mateusz Morawiecki.

Vizita vjen ndërsa Rusia vazhdon sulmet e saj në Kiev. Forcat ruse filluan të martën në Kiev një seri sulmesh ndaj ndërtesave të banimit që vranë katër persona në kryeqytetin ukrainas, pavarësisht një raundi të ri bisedimesh që synonin ndalimin e luftës.

Gati tre javë pas pushtimit të Rusisë ndaj fqinjit të saj properëndimor, më shumë se tre milionë u detyruan të ikin në vendet fqinje dhe 97 fëmijë ukrainas kanë vdekur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA