Xavi: Ndeshja më e bukur, Aubameyang dhuratë nga qielli! Titulli? I komplikuar

14/03/2022 09:57

Barcelona konfirmoi momentin pozitiv edhe përballë Osasunës, ekip të cilin e mposhti 4-0 në “Camp Nou” falë golave të Ferran Torres (2x), Aubameyang dhe Puig. Suksesi i katërt radhazi në kampionatin spanjoll për ekipin e Xavit, që po kalon një formë shumë të mirë.

Trajneri i skuadrës katalanase e cilësoi si ndeshjen më të bukur që prej momentit që ai është ulur në stolin e Barcelonës, që takimin e radhës do e luajë në Madrid kundër Realit kryesues. Diferenca mes dy ekipeve është 12 pikë.

Sot luajtëm një nga ndeshjet më të mira që kur kam qenë këtu si trajner. Kjo na jep moral dhe besim. Vetëm Sevilla kishte humbur pikë në këtë javë. Ekipet që po luftojnë për kualifikimin në Champions League në kishin vënë nën presion, ndaj ishte shumë e rëndësishme të fitonim.

Titulli? Të fitosh La Liga-n është shumë e vështirë, njësoj e vështirë do të mbetej edhe nëse fitojmë ndeshjen e radhës në ‘Santiago Bernabeu’. Reali duhet të humbasë 3-4 ndeshje, ndërkohë që ka humbur vetëm dy deri në këtë fazë të kampionatit.

Nuk mund të jemi kaq optimistë, e dimë se është shumë e ndërlikuar”, deklaroi trajneri i Barcelonës, i cili nuk e kurseu një koment për Pierre-Emerick Aubameyang.

Ai ka qenë një dhuratë që ra nga qielli”, u shpreh trajneri në lidhje me sulmuesin afrikan që erdhi te Barcelona në merkaton e janarit, i cili deri tani ka shënuar gjashtë gola deri tani.

Top Channel