Eva Lopez ka paditur policinë e New York për $30milionë pasi në posterin ku bëhej apel për informacion mbi një prostitutë të kërkuar për vjedhje, oficerët kishin vendosur gabimisht foton e saj.
31-vjecarja zbuloi se ishte e kërkuar nga policia më 16 gusht të vitit të kaluar kur zbriti avionin me të dashurin dhe u informua nga një shoqe.
Lopez, nga New York, SHBA, nuk i vuri rëndësi çështjes derisa pronari i saj e bindi të kontaktonte me policinë.
Atë natë ajo telefonoi oficerin Kevin Dwyer – emri i të cilit ishte në poster – i cili i tha se njoftimi ishte hequr tashmë nga faqja zyrtare e policisë në Facebook pasi autorja e kërkuar kishte ne fakt një tatuazh në krah, përkundër nga Lopez që nuk e ka një të tillë.
Por modelja tha se dëmi ishte bërë tashmë: “Imazhi është përhapur tashmë në të gjitha rrjetet sociale. Ai po kalon nga njëri te tjetri dhe po flasin për mua sikur të jem një prostitutë apo hajdute”.
Në imazh ajo shfaqet me një veshje të hapur përpara, një zinxhir të trashë floriri, streçe shumëngjyrëshe dhe taka të larta, e shoqëruar me komentin: “E kërkuar për vjedhje të rëndë”.
Lopez i tha oficerëve se natën e ngjarjes ishte në zonën Queens të New York dhe jo në Manhattan.
“Në rrjetin Facebook, është rishpërndarë mijëra herë – 10,000 apo 20,000 herë. Më pas është postuar në Instagram dhe në faqe të tjera me miliona ndjekës.
Lopez, e cila punon si kameriere, protestonte për pafajësinë në llogarinë e saj në Instagram por tha se reputacioni i saj ishte dëmtuar shumë.
“Dua që nejrëzit të dinë se ajo aty nuk jam unë, ajo vjazë nuk ka të bëjë fare me mua”, tha vajza, duke shtuar se nuk ka punuar kurrë si prostitutë dhe se nuk i njeh viktimat.
Top Channel