Këngëtari me famë botërore, Maluma po mban sot koncertin në Tiranë me rastin e Ditës së Verës.
Performaca e tij ndezi skenën duke i bërë të gjithë të kërcenin dhe këndonin, duke e shijuar në maksimum.
Veshja ishte tipike në stilin e këngëtarit latin, i cili shoqërohej nga trupa e baletit. Ai preferoi një xhup ngjyrë të gjelbër me pantallona gri në shkëlqim të kombinuara me një palë syze me skelet të bardhë.
Trupa e baletit e shoqëroi Malumën duke i dhënë më shumë alegri skenës krahas zërit magjepsës.
Fansat mbushën sot sheshin duke pritur me padurim daljen e tij nga prapaskena.
Maluma po mban turin e tij muzikor në të gjithë botën dhe një ndër vendet ku do të ndalonte për të dhënë koncert ishte Shqipëria.
Koncerti i tij ishte parashikuar të mbahej në po të njëjtën datë para dy vitesh por për shkak të pandemisë së COVID-19 u shty.
Para se të vinte këngëtari ka pasur disa kërkesa të çuditshme si mjalti, çaji, kafja, çamçakëzët pa sheqer dhe më e veçanta tavolina e ping- pongut në prapaskenë.
Top Channel