“Paketa e Rezistencës Sociale forcon mburojën e çmimit të energjisë”/ Rama takim me përfaqësues të bizneseve

13/03/2022 14:40

Kryeministri Edi Rama vijoi këtë të dielë një takim të dytë me përfaqësues të bizneseve për të detajuar Paketën e Rezistencës Sociale, me fokus të veçantë tek masat e ndërmarra nga qeveria në përballjen me krizën energjetike.

Në një diskutim me fakte dhe shkëmbim opinionesh me të pranishmit, Kryeministri Rama, së bashku me Ministren e Financave dhe Ekonomisë Delinda Ibrahimaj dhe Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku informuan dhe shpjeguan mbi ndikimin e krizës energjike në ekonominë e vendit, si dhe mburojën që qeveria shqiptare e përforcoi përmes Paketës së Rezistencës,  në mënyrë që financat e familjeve dhe kompani vetë mos preken nga ky ndikim.

Konkretisht, Paketa e Rezistencës Sociale, parashikon 20 miliardë lekë të rinj ose 200 milionë USD për të mbajtur të palëvizur çmimin e energjisë elektrike në faturat e familjarëve dhe bizneseve të vogla.

Kryeministri Edi Rama: Shumë faleminderit dhe mirënjohje për këtë kohë që, megjithëse është ditë e dielë, po e shpenzoni me ne.

Ne kemi ardhur, së bashku me ministren që e njihni mirë se është dhe deputete në këtë zonë, edhe me ministren tjetër që është kujdestarja e financave të shtetit, për të ndarë me ju faktet dhe pastaj edhe opinionet lidhur me këtë situate, por mbi të gjitha, për të folur me ju.

Pra, po thosha, për të ndarë me ju faktet e kësaj situate, por dhe për të shkëmbyer opinione, por mbi të gjitha për të adresuar atë që është, sipas nesh, kërcënimi më serioz në ekonomi dhe financat e familjeve dhe kompanive, që është kriza energjetike.

Sigurisht që ka një alarm të natyrshëm për pasojat e para, – qofshin të fundit, por të parat janë sepse lufta s’ ka as  dy javë që ka filluar, – të luftës me rritjen e çmimeve dhe pakkush apo askush nuk ka shqetësim për krizë energjetike sepse as nuk e ka ndjerë fare dhe as nuk e di  në një pjesë të madhe se çfarë ka ndodhur me çmimin.

Kriza energjetike ka nisur përpara se të niste lufta.

Më pas, është parë që ka qenë një lëvizje gjeopolitike në funksion të luftës. Dyshimet ishin, por askujt nuk i shkonte mendja që ai zotëria në Kremlin do arrinte në pikën që do ndërmerrte një pushtim ushtarak kundër një shteti demokratik, njësoj si pushtimet e viteve ’30 në Luftën e Dytë Botërore. Por, kjo ndodhi.

Në ndërkohë,rritja e çmimeve ka filluar në formën e një vale inflacioni në gjithë botën, me ringritjen nga pandemia, e cila, ju e dini mirë, ishte një ringritje e fuqishme, me një kërkesë shumë të lartë, e keni parë në bizneset tuaja, dhe me një ofertë më të ulët se kërkesa, sidomos në lëndët bazë.

Sot, me luftën, çmimet kanë pësuar një kërcim të ri dhe çmimi i energjisë ka shkuar aty ku, as nuk e ka imagjinuar njeri, deri në 61 lekë për kilovat/orë, ndërkohë që energjia paguhet nga familjarët, ata të cilët janë në nevojë 7 lek, dhe 7 lekëshi është mbajtur i tillë dhe për ta mbajtur të tillë, që nga reforma e energjisë, çdo vit për të mbajtur të 7 lekësh në faturën e familjeve në nevojë, ne paguajmë 45milionë dollarë në buxhet që shkojnë si kompesim i faturave.

Për familjarët është 9,5 lekë dhe për bizneset është 14 lekë. Që do të thotë, ky është çmimi para krizës, ndërkohë që çmimet pas krizës dhe gjatë krizës, janë shumëfish.

Këtu poi a kaloj fjalën ministres, sepse ka marrë disa shembuj ekzaktë nga bizneset tuaja për t’ju dhënë një ide të qartë se ajo fatura që iu vjen juve dhe që ju paguani normalisht, pa ndjerë asgjë, është me një mburojë.

Një mburojë e padukshme në faturë, gjë që ne do ta ndryshojmë tani dhe fatura e ardhshme do ketë dhe mburojën aty, që ju dhe të gjithë shqiptarët, 726 mijë familje rezidente në Shqipëri, 95 mijë biznese të vogla, ta dinë se atë muaj po paguajnë siçdo herë tjerët, ndërkohë që po atë muaj, qeveria për ta po paguan atë shifrën tjetër. Do ta vëmë në faturë, për ta ditur.

Mburoja financiare që ne kemi vendosur, pa e imagjinuar fare që mund të fillonte lufta dhe që mund të shkonte çmimi nga 52 euro që ishte vjet në një kohë të afërt me këtë në 550 euro, është jashtëzakonisht e kushtueshme, por kjo është arsyeja pse ne, as na shkon mendja ta prekim çmimin e naftës, në kuptimin taksat e naftës, se për çmimin kemi vendosur Bordin dhe për këtë mund të flasin ministrat që janë në Bord, në mënyë që çmimi të mos jetë abuziv dhe jo vetëm kaq, por që çmimi të mos ketë brenda marzhe fitimi për kompanitë në këtë periudhë, por të ketë marzh të ngrirë të fitimit, që është për të vazhduar punën në vijim kompanitë, se nuk mund t’i çojmë në faliment dhe të ngelemi të gjithë pa naftë, duke i thënë “Çoje çmimin sa dua unë” se kjo nuk funksionon se jemi në kapitalizëm dhe jo komunizëm.

Në ndërkohë, nuk kemi ndërmend të ngremë taksën.Biznesi i vogël e ka 0 taksën. Nuk kemi ndërmend të vendosim TVSH, ju e keni 0.

Nuk kemi ndërmend të ngremë taksa mbi pagën, përkundrazi, kemi ndërmend të ulim.

E faktikisht, ishim me ministren më parë, dhe kemi marrë vendimet për buxhetin 2022 për qershorin, që do ta bëjmë 0 taksën mbi pagën, deri në 400 mijë lekë, që i bie 13%.

Pra, 13% e pagës, nga tani 32 mijë sepse paga minimale do shkojë 320 mijë lekë direkt, dhe kjo vlen dhe për ju dhe punonjësit tuaj që direkt në prill duhet ta kenë 320 mijë lekë e deri në 400mijë lekë ta kenë 0 taksën mbi pagën.

Pra, ata punonjës tuaj që marrin deri në 400 mijë lekë, nuk do ta paguajnë më atë 13%, që do të thotë që është shumë endarë mes jush dhe atyre, por kjo do zerohet. Ndërkohë që, do përgjysmohet taksa për ata që e kanë deri në 500mijë lekë rrogën pra, nga 13% taksë do shkojë 7%.

Të gjitha këto i bëjmë sepse për ne kriza është problem për të gjithë, se lufta nuk vjen për të sjellë gëzim, nuk vjen për të sjellë qetësi, lufta nuk vjen për të bërë mire, por vjen për të bërë keq, kështu që nuk diskutohet që për të gjtihë është dhimbje koke, por këtë dhibmje koke, fillimisht, duhet ta qetësojmë sa të mundemi përata që kanë më pak, për ata qëfitojnë më pak, për ata që punojnë më shumë dhe fitojnë më pak,që janë bizneset e vogla, që janë familjarët, punëtorët, punonjësit, pensionistët dhe familjet në nevojë.

Prandaj kemi vendosur këtë në “Paketën e Rezistencës Sociale”, që përveç këtyre lehtësirave të taksave për punëtorët, të paguajmë 30mijë lekë në muaj, për tre muaj, për thuajse mbi gjysmë milioni njerëz, nga të cilët 400 e ca mijë janë pensionistë, nga të cilët të tjerët janë familje me ndihmë ekonomike, invalid, paraplegjikë, tetraplegjikë, të verbër e të tjerë, për t’ju dhënë atë që është shuma e çmimeve të rritura të shportës. INSTAT-i thotë që rritja e çmimeve të shportës është tek 25mijë lekëshi në muaj, ne do t’i japim 30mijë. Kështu nuk  do ta ndjejnë këtë goditje.

Nga ana tjetër, do mendojmë për ata që lëvizin me autobusa, që nuk shkojnë të mbushin fuoristradat X5 me naftë që të bllokojnë rrugët në emër të popullit, për turpin më të madh të këtij populli, të këtij vendi, që është i vetmi falë këtyre dhe atyre që i nxisin, i vetmi sotqë proteston për pasojat e para të luftës, ndërkohë që të gjithë dalin të protestojnë përata të shkretët që sakatohen atje në Ukrainë.

Kështu që, të gjithë ata që përdorin linjat urbane, linjat ndër urbane nuk mund të kenë çmimin e biletës të rritur sot, do ta paguajë qeveria, 5 milionë dollarë vetëm për këtë punë.

Fermerët. Do t’i japim fermerëve mundësi të marrin më shumë naftë pa taksa fare.

Pra, atë pjesën e naftës falas që ne japim për fermerët, do ta japim përsëri si të kombinuar, e shpjegon ministrja e Financave si është struktura, që shkon 14 milionë dollarë.

Do të indeksojmë përsëri pensionet, që do të thotë 36 milionë dollarë direkt për indeksion pensionesh, për të gjithë pensionistët dhe 200 milionë dollarë të tjera janë për mburojën financare të çmimit të energjisë.

Ndërkohë që, janë pezulluar komplet të gjitha tenderat për kompjutera, pajisje, makina e zyra e të tjerë, ndërkohë që janë bërë disa prerje pa dhimbje të disa investimeve.

Në ndërkohë që edhe ne, që nga unë i pari e ministrat, të gjithë fuknsonarët e shtetit që kanë vetura për shkak të punës do të paguajnë nga xhepi i tyre mbi 50% të shpenzimit. Pra, shteti dhe qeveria do ta ulë 50% shpenzimin për naftë për makinat. Këtë do bëjë dhe parlamenti besoj.

Besoj se mbi 50%, edhe unë, do ta paguajmë këtë nga xhepi. Edhe ministrat. Kështu do mësohemi edhe të kursejmë pak më shumë, kështu do mësohemiedhe të lëvizim pak më shumë në këmbë, që mos të na duket çudi kur të themi “Duhet të kursejmë”. Do kursejmë që çke me atë punë.

Problemi më i madh këtu nuk është kjo që shohim.Problemi më i madh është çfarë vjen mbrapa.Ky është skenari i parë dhe ne jemi nisur duke parë çfarë kanë bërë dhe të tjerët. Për shembull, Franca vuri 15cent për konsumin e naftës për një periudhë dy mujore. Kanë zgjedhje ata.

Greqia thotë do regjistrojmë njerëzit në nevojë, do japim një shumë off 400 euro, ndërkohë që çmimi i energjisë dhe gazit janë rritur.

Maqedonia mori ca masa të tjera, uroj t’i dalin me sukses, por gjithsesi të gjitha janë në rangun e dy muajve, tre muajve.

Ne kemi vendosur një tre mujor.Çfarë ndodh pas tre muajsh nuk e dimë. Qetësohet fronti i luftës apo jo, stabilizohen çmimet apo jo, bie vala e krizës apo jo dhe problemi më i madh është ka apo nuk ka.

Tani flasim për taksën e naftës, akoma ndërkohë që në Hungari ka filluar racioni, edhe në disa vende të tjera, nuk shkon dot te pompa të marresh naftë sa të duash, ka racion. Mund të vijë momenti që nuk ka naftë.Edhe tek energjia,problemi içmimit është njëri problem. Problemi tjetër është ta gjesh energjinë sepse ka shumë kërkesë dhe nuk ka ofertë sa kërkesa.

Edhe dy gjëra të tjera dua të shtoj, për të plotësuar. E para, edhe ata që kanë nga dy makina apo që kanë të ardhura shumë të larta dhe që preken më shumë se të tjerët dhe normale që do preken më shumë se të tjerët nga çmimi i rritur i karburantit, në shtëpitë e tyre që janë shtëpi me konsumin më të lartë energjetik mes familjeve, vazhdojnë paguajnë 9.5 lekë kilovatin, ndërkohë që qeveria e paguan 61 lekë.

Është e paimagjinueshme që të bësh krahasimin mes efektit të krizës energjitike në çmim dhe efektit të luftës në pompën e benzinës dhe të kërkosh heqje të taksave të naftës sot në Shqipëri. Ndërkohë që ja ku e kam këtu, një biznes i vogël, njëri nga ju këtu, që ka paguar në janar 889mijë lekë,  po i them me të vjetra që të kuptohemi nga ata që na ndjekin, 889 mijë lekë dhe ndërkohë fatura e tij reale është 2 milionë e 410 mijë lekë, që do të thotë, 1 milionë e 500 mijë lekë ia ka paguar qeveria. Imagjinoni për një moment, ju që jeni në këtë punë, që keni  disa të punësuar, disa më shumë, disa më pak por keni disa të punësuar, imagjinoni të të heqi energjia 1 milionë e gjysmë lekë. Faktikisht të ka hequr 4-5 rroga. Shumë e thjeshtë. Apo imagjinoni që për të ulur çmimin e naftës, ne të godasim jo vetëm ju, se prapë ju jeni më mirë, shumë më mirë se sa invalidët, se sa pensionistët, se sa të tjerë që jetojnë me pension, që jetojnë me një bonus të qeverisë apo qoftë dhe ata që jetojnë me paga minimale. Si mund t diskutohet kjo? Natyrisht që alarmi i shkaktuar nga çmimi i karburantit apo nga rritja e çmimeve, vjen si rezultat i faktit që është para syve të të gjithëve ndërkohë që ajo që ne kemi muaj që luftojmë që të mos ndodhë, me sforco shumë të madhe, duket sikur nuk ekziston, bile ka njerëz që thonë rrite dhe energjinë. Si të rrisim energjinë? Nëse ne rrisim energjinë jo kaq sa është çmimi real por shumë më pak, këtyre që flasim do tu duket lule pompa e karburantit dhe këtë e dimë shumë mirë që të gjithë. Fakti tjetër është që prodhimi ynë në mënyrë masive, shërbimet tona në mënyrë masive varen nga energjia, nuk varen nga nafta. Kemi bërë një tabelë ku duket fare qartë se sa është përqindja e gjithë linjave të punës në Shqipëri mes linjave të punës që varen  nga energjia dhe linjave të punës që varen nga karburanti. Natyrisht që rritja e karburantit ndikon dhe në rritjen e çmimeve por ndikon shumë më tepër në një formë indirekte në Shqipëri që nuk varet fare nga ne se normalisht kush e merr një produkt me kamion nga vende të tjera dhe e sjell këtu, sigurisht që koston e ka më të lartë të transportit për shembull po themi, por energjia është thembra  e Akilit, është ajo që e rrëzon komplet ngrehinën që mezi e kemi ngritur dhe natyrisht që këtu ne na duhet të bëjmë shkurtime nga anë të tjera, për të mbajtur këtë ngrehinë dhe me shpresë që do të qetësohen gjërat, se sot ne flasim për luftë. Ka njerëz që nuk duan të dëgjojnë fare. Po kur thonë, pse i jep popullit lajme të këqija, pse i fut popullit ankthin, pse nuk i jep shpresë. Shpresa që vjen nga gënjeshtra është një iluzion që të çon në greminë, ne këtë e kemi provuar në historinë tonë. Shpresa që vjen nga fusni lekët te piramidat se do bëheni të pasur të gjithë, është një iluzion që të çon në greminë. Shpresa që vjen nga e vërteta është shpresa e vërtetë. Ai presidenti i Ukrainës atje që nuk lëviz nga vendi, që kur e marrin dhe i thonë amerikanët hajde të të nxjerrim, thotë nuk dua, nuk ju dua për të më dhënë një mundësi që të bëj një xhiro por dua të më jepni armatime dhe që është aty me shpresën që do triumfojë, ai e ka shumë të qartë që mundësia që ai të japi jetën është shumë më e madhe se sa mundësia që ai të triumfojë. Por ama, shpresën e ka shumë të fortë sepse e ushqen me të vërtetën dhe e vërteta është shumë e rëndësishme në kushtet e krizave. Ti nuk mund ti thuash njerëzve gënjeshtra. As nuk mund të pajtohesh kur të tjerë më gënjeshtra u thonë njerëzve se këto çmimet na qenkan faji i qeverisë e se këto pasoja të krizës na vikan për arsye specifike në Shqipëri. Këtu është prekur Australia nga lufta e Rusisë ndaj Ukrainës. Pse? Për arsyen e thjeshtë se sot ekonomia është shumë më e ndërlidhur se sa ishte dje. Lufta e ftohtë i kishte të ndara gjërat një botë këtej, një botë andej dhe bota jonë e vogël midis dy botëve këtu në mes që se çfarë bëhej lart e poshtë për ne nuk kishte rëndësi. Ne bukën me shëllirë dhe bunkerin. Sot nuk është më kështu.  Ti mund të jesh i mbyllur në bunker dhe të vjen aty brenda pasoja se janë të gjitha të ndërlidhura. Goditet Ukraina, i vendosen sanksione Rusisë, shkon karburanti në Kaliforni 10.5 dollarë. Pse? Sepse kështu është i gjithë sistemi dhe këtu në Shqipëri tani na qenka ndryshe. Këtu na qenkan këta që vjedhin. U vidhka këtu çdo gjë prandaj këtu nuk paska begati dhe lumturi.

E fundit që kam është që ne duhet patjetër që ta përballojmë këtë me dinjitet dhe duhet patjetër ta përballojmë me dinjitet duke qenë shumë të qartë për se nga vjen kjo gjë e duke qenë shumë të qartë se çfarë po bëjmë. Për këtë arsye erdhëm dhe sot që të flasim drejtpërdrejtë, konkretisht me faturat tuaja dhe këtë llogari do ta ketë çdo faturë energjie që do dali e do tu shkojë familjarëve që ta shikojnë që kur themi ne do ta kalojmë bashkë, kjo nuk është propagandë, kjo nuk është që qeveria ka dalë dhe po flet se ne për këtë punë jemi këtu, këtë detyrë kemi, që ti gjendemi njerëzve në çdo moment e që sidomos kur populli kërcënohet nga pasojat e fatkeqësive, të krizave që ne nuk po na ndahen gjithë këtë kohë, ne të jemi aty, me gjithsej dhe kur themi që jemi bashkë, jemi bashkë sepse ja si jemi bashkë. Vjen fatura 450 mijë lekë tek një nga ju, kostoja është 1 milionë e 200 mijë lekë dhe ne paguajmë 750 mijë lekë, në mënyrë që ai që e ka faturën 450 mijë lekë të vazhdojë të mbajë biznesin e tij, të vazhdojë të bëjë punën e tij dhe të mos tmerrohet kur i vijë fatura e energjisë e ti thotë atij djalit që është atje ik ti se nuk të paguaj dot më e pastaj mbas dy muajsh të vëri çelësin. Për këtë ne jemi këtu. Kjo do të thotë që ne ta kalojmë bashkë, por ne nuk jemi këtu për të qetësuar dhimbjet e atyre që i kanë rrogat e deklaruar me miliona, plus dhe pjesën e padeklaruar dhe dalin dhe shajnë atje dhe bërtasin sikur po ju marrin jetën. Jetën po ua marrin atyre të shkretëve atje dhe lavdi zotit këtu nuk është jeta në pikëpyetje por është turp që sapo janë shfaqur pasojat e para të luftës atje, ,ne të bëhemi gazi i botës. I vetmi vend në planet, edhe jelekët e verdhë të Francës që janë protestuesit më të verbër e më të tërbuar që ka njohur bota në këtë shekull, dhe që dolën e dogjën Parisin për shumë më pak se sa çfarë po ndodh sot me karburantin dhe me çmimet në Paris, nuk kanë dalë të protestojnë. Jelekët e verdhë. Pse nuk kanë dalë? Për një arsye shumë të thjeshtë, se kur themi jemi në mbështetje të Ukrainës, jemi në mbështetje të Ukrainës. kur themi jemi në mbështetje të atyre që vriten, që u shkatërrohen shtëpitë, që janë më shumë se 2 milionë, ne i patëm këtu 500 mijë shqiptarë nga Kosova dhe e dimë mirë çfarë do me thënë. Me siguri und të ketë nga ju këtu që mund edhe të kenë strehuar apo ndihmuar ndonjërin por kur themi 2 milionë kanë kaluar kufirin, gra, fëmijë dhe burrat rrinë luftojnë, për 10 ditë,  e pastaj dalim atje e kërkojmë heqje taksësh dhe rritje pagash, sot në këtë kohë, atëherë do të thotë që ne kemi një pjesë të kësaj shoqërie që është komplet e kalbur nga çdo pikëpamje, edhe nga trutë, jo vetëm nga morali. Se nuk ka shans, e kuptohet që kjo pastaj është me burim aty ku dihet por unë nuk do hyj të bëj politikë këtu tani se nuk ju kemi thirrur për këtë punë dhe ju falnederoj shumë dhe e di shumë mirë që ju jeni njerëz të punës, nuk jeni njerëz të politikës apo të llafeve dhe ne jemi këtu për njerëzit e punës e jo të llafeve, se realisht duhet të jesh i kalbur nga trutë se nga morali po e po, që të yshtësh e të nxisësh njerëz që të luftojnë sot me qeverinë kur sapo janë shfaqur pasojat e një luftë dhe është ajo pjesa e kapur nga partitë e shoqërisë që nuk do të dëgjojë, nuk do të kuptojë, nuk do asgjë, vetëm shkon pas berihait. Dil nëpër rrugë sikur jemi popull, po lavdi zotit nuk është populli, janë vetëm pjesë të kalbura që bëjnë gjëra të tilla. Shumë faleminderit!

– Shpresojmë që me heqjen e kufizimeve të pandemisë gjithçka të lehtësohet. Shpresojmë që gjërat të vijnë e të qetësohen. Edhe një pjesë me fillimin e luftës ka ndikuar tek çmimet. Ne nuk i kemi rritur akoma por nuk e di sa do vazhdojmë nëse çmimet do vazhdojnë të rriten.

Kryeministri Rama: Juve mbase periudhës së mbylljes, pastaj mbrapa patët një rritje më të madhe se sa kishit përpara. Kjo nuk diskutohet por ajo që është kryesorja është që  gjithë periudha e rritjes nuk u prek për shkak të energjisë, për shkak se në periudhën e rritjes suaj, nga pikëpamja e xhirove, nga pikëpamja e konusmit që ka shkuar në kulm në periudhën e vitit të kaluar, ne mbajtën shtrënguar këtë pjesën tjetër.

E dyta, ka dhe një gjë tjetër, që të jemi të qartë. Jo sot, flas përpara kësaj lufte. Rritja e çmimeve të qerave dhe të shtëpive tregon se tregu ka nevojë. Sot aty ku ishim më tregun ata vëllezërit që do hapin një dyqan tjetër tek Astiri dhe çmimet tek Astiri të pasurisë së patundshme janë më shumë se a dyfishuar. Pse? Nga investimi, jo nga kriza. Investimi i madh që po bëhet atje ka bërë që të rritet vlera e gjithë pasurive aty dhe çmimet e shtëpive kanë shkuar më lart. Sigurisht që tregu është dora që i rregullon çmimet në kapitalizëm, nuk është dora e shtetit por ka dhe një gjë tjetër, që do ta shikojmë në vijim nga diskutimet që kemi bërë. Kjo rritje, se ka çmime që janë rritu në mënyrë organike, pra po themi rritet kostoja dhe çmimi i miellit të importit? Rritet çmimi i bukës. Është organike. Ka një rritje jo organike çmimesh. Çfarë lidhje ka kosi, ma tregoni, kosi pse duhet të rritet? Po marr kosin se këtu jemi në kushtet që pavarësisht se çfarë flitet për qumështin, jo dalin ata bëjnë ato bllokimet atje por ndërkohë që ta dinë shqiptarët, populli shqiptar pi qumësht me 97% prodhim vendas, që të jemi shumë të qartë. Jo ikën delet, jo ikën lopët. Si ka mundësi kur 97% e prodhimit të qumështit sot është nga vendi? Prodhimi është vendas. Energjia nuk i është ngacmuar njeriu në përpunim. Pse rritet? Dhe mora kosin por marr kremrat. Po kremrat për çfarë rriten? Rriten kremrat, e dëgjoja në një nga ato komentet. Dhe u interesova dhe është e vërtetë. Është edhe pjesa e panikut, është dhe pjesa e ajo momenti i parë dhe rriten. Duhet të keni parasysh një gjë, tregu nuk e rrit çmimin përtej mundësisë për të shitur, se ju jeni në këtë punë. Ti nuk e rrit çmimin, se çdo njeri do të fitojë. Nëse ti ia vendos kësaj kafes 10 euro, ti do ja vendosje me shumë kënaqësi 10 euro nëse do ta blenin por nëse nuk do ta blenin, ti nuk do e mbash kafen aty dhe nuk do shesësh asgjë. Kështu që, ti do shkosh tek pika kur edhe ti mund të fitosh por edhe kafja të shitet.

Kështu që, një pjesë e çmimeve, nëse gjërat shkojnë të paktën kështu siç janë dhe nuk  shkojnë për dreq, do fillojë të stabilizohet aty ku është mundësia e tregut për të absorbuar sepse dhe ata që kanë rritur çmimin e kosit nuk do të rrijë gjatë. Nëse është ajo pjesë që është  e importit, është okey, është kostoja e transportit e të tjerë, por nëse është prodhim vendas e kanë rritur e nuk do rrinë gjatë aty sepse do t’i ulet konsumi. Besoj se kjo do ndodhë.

E treta është pikërisht arsyeja që jemi këtu, që e preke dhe ti, nëse ne arrijmë, unë jam i bindur për këtë, të mbajmë të pakrekur çmimin e energjisë për ju, për biznesin e vogël dhe familjarët, dhe dua ta kenë të qartë këta të X5, kemi filluar edhe një studim si do hyjmë tek konsumi i energjisë së atyre familjeve që janë me të ardhurat më të larta. Duke filluar nga të ardhurat tona, por tek ata që i kanë të ardhurat të lartafare dhe që jetojnë nëpër shtëpi me shumë konsum energjie dhe që udhëheqin protestat, ose nxisin protesta, ose organizojnë protesta, por kjo është temë tjetër.

Ajo që ka rëndësi të thuhet këtu është që nëse ne mbajmë dot, se mund të vijë puna, ne e kemi ndarë mendjen që mund të shkojmë deri në 650milionë euro shpenzime për ta mbajtur energjinë, se po mbajtëm energjinë kemi mbajtur në punë të gjithë ata njerëz që keni në punë, kemi mbajtur hapur gjithë bizneset tuaja dhe natyrisht, ju mund të keni goditje në konsum, pra, nuk do shisni mbase aq sa shisnit deri dje, por do jeni ok.

Ne jemi këtu për ju, për bizneset e vogla dhe familjet.Nuk jemi këtu për ata që janë mësuar të bëjmë weekend jashtë shtetit apo janë mësuar të bëjmë weekend jashtë Tiranës e të tjerë.Nuk jemi këtu në radhë të parë, jemi edhe për ata për një weekend më pak i tyre për ne nuk është ndonjë problem i madh. Problem është një biznes i vogël më pak. Ne këtu do mbajmë dhe nëse do e mbajmë dot, do jetë fitore e jashtëzakonshme. Nuk e bën njeri, nuk ka asnjë qeveri rreth e rrotull që  nuk e ka prekur çmimin dhe prekja e taksave po, por aty ku ajo prekje shkon prapë tek ata që janë më në nevojë.

Të heqësh 13% e taksës të atyre që marrin paga deri në 400mijë lekë, do të thotë ta çosh numrin e punonjësve në Shqipëri që nuk paguajnë taksë mbi pagën në 56% dhe kjo nuk është pak.

Kjo është shifër që i tregon dhe të tjerëve që këtu nuk është se çdokush e ka rrogën 300mijë lekë, do shkojë 320 mijë lekë nga 260mijë lekë që ishte para disa vitesh dhe ndërkohë, është pothuajse gjysma tjetër që janë mbi 400 mijë dhe përgjysmimi i atyre deri në 500mijë prapë ju lehtëson juve sepse juve në këtë marzh jeni, të paktën me punonjësit e thjeshtë, jo me menaxherët apo një dikush tjetër që ka pagë më të lartë.

Nëse flasim për punonjësit e thjeshtë, ju jeni tek 400, tek 500. Kjo ulje, se është kombinim, do bëjë ndikim e vet.

Ne padiskutim që do bëjmë maksimumin e maksimumit. Nuk e di nëse e thashë këtu apo e thashë atje, edhe ne vetë do ulim konsumin. Nuk do paguajmë për naftën e makinave të shtetit, flas të funksionarëve sepse makinat e OSHEE apo makinat e inspektorëve, nuk do i ndalojmë sepse nuk do ndalojmë veprimtarinë e institucioneve. Unë flas për funksionarët, 50%. Deputetët 50% të naftës do ia paguajë buxheti i shtetit, të asaj që janë mësuar të marrin. Kanë nevojë për më shumë udhëtim?Nga xhepi, unë i pari. Vetëm kështu jemi në një linjë me atë që themi, që jemi bashkë në këtë përpjekje.

 Nëse mund të shtoj diçka. Përpara se të parashtroj një kërkesë, sot në mëngjes kur po bëja planet me time bijë për të dalë nga shtëpia, I thashë “Shiko, ne do ti prishim planet sepse do takoj kryeministrin dhe do vijë tek lokali poshtë”. Më thotë “Ti e ke shok Edi Ramën”, duke qenë se ju njeh në emër.Ndërkohë, nëse ne vazhdojmë me këtë pjesën e mbështetjes për energjinë, do them e kam shok Edi Ramën sepse shokët i kalojnë problemet bashkë. 

Kryeministri Edi Rama: Patjetër! Në ndërkohë, ajo që ne nuk do ndërpresim në asnjë mënyrë Programin për Rininë dhe Fëmijët, për të gjtihë ato që kemi marrë përsipër, që kanë të bëjnë me fëmijët dhe shpresoj shumë ta njoh gocën në një nga ato  rastet kurdo jemi në kushtet kur do hapim ndonjë hapësirë të re për fëmijët.

-Kjo është një kërkesë më shumë për sqarim të konfuzitetit që është krijuar kryesisht me baret dhe restorantet me oraret e limitimit të muzikës dhe mbylljes. Besoj duhet të dalë një urdhëresë nga qeveria që t’i bëjë të qarta sepse shumë lokale, bare, restorante janë konfuzë për pjesën e mbylljes. 

 Kryeministri Edi Rama: Mbyllje nuk ka. Orar mbylljeje nuk ka.Muzika lidhet me ata që janë sipër.Duhet mbyllur muzika dhe nuk mund t’i lëmë njerëzit pa gjumë.Për mbylljen unë di që është hequr të hënën e kaluar.Nuk i marrim ne këto vendime, i merr Komiteti Teknik kështu që, di që u hoq. Mund t’i mbani hapur, ndërkohë që për muzikën është i njejti problem që të ketë aq muzikë sa që nuk trondit gjithë krevatët e pallatit.

Përshëndetje zoti kryeministër. Faleminderit që keni ardhur sot këtu të na dëgjoni dhe të na shpjegoni pjesën e energjisë që ne nuk kishim shumë informacion, me thënë të drejtën. Kjo është një gjë shumë e mirë për ne,  siç foli edhe kolegu, na ndihmon shumë për të mos pasur vështirësi deri në falimentim apo për të mos hequr punëtorët nga puna. Ajoështë ndihmë që na jepet ne si biznes fillimisht, por edhe klasës punëtore që vazhdon epunon. Shqetësimi vjen për këtë hallin e luftës, sa jemi ne të lidhur me energjinë që vjen nga Rusia e Ukraina, cfarë marrim ne direkt? Sa mundesi kemi ne të vazhdojë kjo gjë? 

Kryeministri Edi Rama:Imagjino çfarë do ndodhte sikur jo biznesit të vogël por dy pensionistëve tu shkonte fatura e lartë e energjisë, nuk do kishin lekë për asgjë tjetër. Natyrisht që gjithmonë ndodh që qeveritë gjykohen për atë që ndodh dhe është vështirë të vlerësohen për atë që nuk lejojnë të ndodhë sepse në fakt, këta që dalin dhe flasin përçart dhe çorodisin popullin, e duan ndryshe. E duan tua cosh faturën reale shtëpi më shtëpi, që t’u duket pastaj ajo pompa e naftës si biberon qumeshti e të thonë aman kjo është pompa. Për këtë pjesën e dytë, ministrja mund ta shpjegojë më konkretisht, por diçka mund ta them dhe unë meqenëse, ndryshe nga të paditurit e tjerë që nuk duan të mësojnë, për shkak të detyrës kam mësuar shumë gjëra që nuk i kam ditur dhe gjëra që nuk i di,i mësoj.

Sot gjithçka është e ndërlidhur.Nuk është se ne blejmë energji shtet me shtet. Nuk kemi ne lidhje me Rusinë drejtpërdrejtë, jo.

Energjia blihet në tregun ndërkombëtar dhe del në treg, madje blihet me kompjutera, nuk shkohet me çantë. Del në treg, aty janë të gjitha burimet dhe të gjitha janë të ndikuara nga njëra-tjetra se ti mund ta blesh nga një burim që nuk është burimi i luftës, por ai burimi që ti e blen ka lidhje me burimin e luftës e me radhë.

Një gjë të fundit kam.Shikoni sot çfarë ndodh me sanksionet. Dy janë debatet më të mëdha dhe dy janë kërkesat më të mëdha të Ukrainës dhe Presidentit. Krijoni zonën e mosfluturimit mbi Ukrainë, që do të thotë ose na jepni avionë e të bllokojmë qiellin dhe të godasim ata që futen ose futuni ju për ta krijuar.

Pra, të futet NATO për të bllokuar qiellin dhe për të konsideruar territorin ajror të Ukrainës  një zonë ku nuk fluturohet sepse duhen ruajtur civilët nga bombardimet dhe tjetra është ndërpritini Rusisë blerjen e gazit dhe naftës.

As njërën dhe as tjetrën nuk bën dot Perëndimi.E bënë SHBA, e bëri dhe Anglia, por ata e kanë minimale sasinë e gazit dhe naftës që blejnë nga Rusia.

Gjermania është vendimë i varur nga gazi rus, e gjithë Europa bashkë, 40% të ngrohjes e ka nga Rusia dhe nuk e bën këtë.

Çfarë do të thotë kjo? Do të thotë që burimet prej të cilave ne e marrim janë të gjitha të ndikuara nga kjo situatë. Në Australi nuk ka Rusia fare punë, as Ukraina, por shikojeni për kuriozitet sa ka shkuar nafta në Australi dhe lexojeni që njerëzit atje ishin komplet të hutuar dhe nuk kuptonin se çfarë ndodhi atje që nafta kërceu.

Turqia nuk i ka vënë sanksione Rusisë për arsye të tjera legjitime dhe prapë në Turqi çmimet kanë kërcyer.Dhe po të shikosh rritjen e çmimeve është shumë interesante, është linear, është pak a shumë në të njëjtat marzhe, ka kërcyer gjithandej. Nuk është se diku më shumë apo diku më pak. E fundit fare që kam është kjo; thuhet gjithandej një fjali që është e tmerrshme “ po ata i kanë rrogat më të larta. Mallrat që merren nëpr tregjet e kjo është histori që e kemi mësuar që në 91 kur u rritën të gjithë çmimet menjëherë dhe këtu realisht njerëzit mezi e siguronin bukën. Që në ’91 e kemi mësuar. Nuk e di si mund të kthehet në 2022 kjo bisedë mbrapstë, se në ’91 kur dolëm nga komunizmi, hymë në treg, atëherë të gjitha çmimet ndryshuan komplet. Ne çfarë pagash kishim në ’91? Se nëse ti shkon jashtë tregu nuk të pyet sa i kanë rrogat. Kur shkon të blejë energji KESH-i nuk pyet ai se sa janë rrogat atje. Energjia kushton 550 euro për MWh, se e bleu Franca, se e bleu Gjermania, se e bleu Shqipëria nuk pyet tregu për këtë punë dhe nga ana tjetër, shkruante njëri një koment shumë interesant. Thoshte nga gjermania. I shkruante atyre që komentonin për rogat. I thoshte mos më bëni llogaritë e rrogës sime në Gjermani,-  shqiptar ishte, – se rroga ime në Gjermani vërtet është kaq, 1800 euro. Por qeraja, kjo, ajo, ajo e në fund thoshte, unë për të jetuar muajin kam 400 euro. Se këtu ne vërtetë i kemi pagat më të ulëta, por taksat tek pagat i kemi minimale.

Se flasim për shëndetësi, por shikoni se sa paguajnë kontribute shëndetësore në rajon, që paguna çdokush çdo muaj për sigurimet shëndetësore. Ne flasim për pensione. Rrit pensionet, patjetër, po sigurimet shoqërore? Se kështu bëhen. E kemi preferuar të mbajmë këtë politikë, se biznes të vogël me zero taksë nuk ka në asnjë vend. Shkoni ku të doni, ishte 10% këtu. Kush ka bërë biznes këtu përpara, le që nuk bëhej fjalë se kush ishte mbi 80 milionëshin e vjetër të xhiros, ishte me TVSH 20% dhe me 10% taksë. Ne e çuam tek 140 pa taksë.  Nuk ka biznes të vogël, pa taksë, në asnjë vend të Europës, as në rajon.

Por ne e kemi preferuar këtë sepse ju fusni njerëz në punë, ju mbani njerëz në punë, ju çoni bukë, në të gjithë ato familje që kanë të bëjnë me këta njerëz që mbani në punë. Atëherë, më mirë t’ju lëmë juve komplet të lirë dhe ta bëjmë pak më të ngadaltë procesin e rritjes së pagave, se sa t’ju marrim juve taksa e pastaj aty, aty shkon prap gjëja. Është shumë e thjeshtë. Është strategji që kemi ndjekur. Ulim prap ne sot 13% të taksës për pagat deri në 400 mijë lekë dhe bëhet zero.

Po nga dalin këto të tjerat? Edhe kjo e energjisë dhe ne e kemi taksiratin e tretë, bota e ka të dytin, ne e kemi të tretin se patëm tërmetin dhe tërmeti vërtetë juve nuk ju ra tërmeti po i ra të tjerëve. Ishin 15 mijë familje. Janë gjithë ato para, vërtetë ne na dhanë para, por shtëpitë, asnjë shtëpi, përveç atyre 500 apartamenteve në Laç dhe atyre apartamenteve që po ndërtohen në Spitallë që janë nga dy miqësi, njëra me presidentin e Turqisë, njëra me princin e kurorës  së Emirateve, të gjithë shtëpitë e tjera me pallate e me apartamente i ka paguar qeveria, nuk ai ka paguar as Bashkimi Europian, as Kombet e Bashkuara. I ka paguar qeveria shqiptare me lekët e buxhetit. Një pjesë e shkollave po. E ndërkohë ato fonde, që thonë ku janë fondet, ato fonde nuk janë fonde që t’i sjell Europa me çantë. As t’i kalon në konto. Ato janë projekte të ujësjellësit të Durrësit, janë projekte të trashëgimisë kulturore. Ato do duan vite të disbursohen e të gjitha këto janë kontributet e njerëzve që ne i kthejmë për njerëzit prapë, kurse për pjesën e pyetjes si zhvillohet teknikisht kjo, është shumë me vlerë që ta shpjegojë ministrja që ta dëgjojnë edhe të tjerët se çfarë ndodh kur ne dalim në tregun ndërkombëtar dhe pse nuk ka lidhje fare malli që ti importon me rrogat. Nuk ka lidhje fare. Ne nuk mund të luftojmë me faktet. Ky është fakti. Tani mbi këtë fakt ne diskutojmë, por nuk mund të luftojmë me faktin që jo nuk është kaq, sepse është kaq. Ne nuk mund të themi që Shqipëria ka lumenj, Shqipëria ka hidrocentral, ne e kemi energjinë se na e ka dhënë Zoti. Po kur thonë ne na e ka dhënë Zoti energjinë dhe prandaj ju e vidhni e prandaj ne nuk kemi dhe thonë bile ne duhet ta kishim falas se e ka dhënë Zoti për ne. Tani, kjo është paturpësia e padijes, ndërkohë që ne nuk e kemi, prandaj po bëjmë gjithë ato investime, të cilat edhe ato mund të goditen tani, që ta kemi, por nuk e kemi.

**

Mirë, ishte bisedë interesante shpresoj dhe besoj. Edhe ata që na kanë ndjekur kanë marrë pak më shumë informacion. Ne do vazhdojmë ta japim këtë informacion sepse është shumë e rëndësishme të kemi të njëjtat fakte kur bëjmë një diskutim, jo të kemi fakte komplet të ndryshme.

Ne jemi këtu  e do jemi këtu krah për krah me njerëzit. Më shumë se gjysmë milioni njerëz do të marrin mbështetje, individë. Ata janë njerëzit që preken. Tani dhimbje koke pak më shumë për të tjerët, le të ketë pak se edhe i ftillon pak ata që janë mësuar të kenë shumë e që janë mësuar të bëjnë “shoë” natën në televizor dhe ditën të bëjnë “shoë” të jetës së tyre e të tregojnë se kush vjedh e sa vjedh e të gjithë vjedhin dhe vetëm këta janë ata që po na mbajnë në këmbë moralin ndërkohë që janë mos ta them se çfarë janë.

Shumë faleminderit!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA