Rritja e çmimit të karburantit, Basha: PD do kërkojë një mocion për debat, do vendosim në presion qeverinë

12/03/2022 11:02

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha këtë të shtunë deklaroi se PD do të kërkojë një mocion për debat për të vendosur në presion qeverinë, pas rritjes së çmimit të naftës.

Në një deklaratë për mediat përpara nisjes së mbledhjes së Grupit Parlamentar në PD, Basha tha se do të bëjë këtë propozim, me qëllim zbutjen e krizës.

Sipas tij, ka dy mënyra për të përballuar situata të tilla, një është subvencionimi nga shteti, ndërsa tjetra është për të mbajtur nën fre çmimin.

Ka dy mënyra për të përballuar situata të tilla, një është subvencionimi ndërsa tjetra është për të mbajtur nën fre çmimin. Kjo e dyta bëhet përmes heqjes së taksës Rama. Uljen e taksave të tjera. Maqedonia e Veriut po e bën këtë. Dy javë më parë i kam bërë thirrje, tani jemi në mes të kësaj krize që nuk dihet se çfarë do të ndodhë më vonë. Një nga propozimet është të kërkoj mocion me debat për të vendosur në presion qeverinë”, tha Basha.

Nga selia e PD-së, Basha nënvizoi se reagimi qytetar ka mbështetjen e demokratëve.

Për ditë me radhë qeveria ka bërë veshin e shurdhët, qeveria është tallur. Deputetët tanë janë gjendur pranë protestuesve të arrestuar. Sot dua të vendos edhe njëherë theksin tek nevoja e menjëhershme për t’u ardhur në ndihmë njerëzve. që çmimet të mbahen në kontroll nuk mjaftojnë fjalët. Është momenti të veprosh”, u shpreh kreu i PD-së.

Ai theksoi se gjithë të ardhurat shtesë që qeveria ka marrë nga rritja e çmimit të naftës t’i dedikojë për familjet në nevojë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA