Reali siguron Mbappe, javën e ardhshme palët lidhin kontratën faraonike

12/03/2022 19:04

Telenovelës i vjen fundit teksa në Spanjë e bëjnë të sigurtë se java e ardhshme do të jetë e duhura për të lidhur me kontratë Real Madrid dhe Kylian Mbappe.

Objektivi më i madh i Los Blancos, tashmë pa Ligën e Kampionëve në lojë do të firmosë me klubin e ëndrrave ndërsa ka “injoruar” edhe përpjekjet e fudnit nga ana e PSG për ta mbajtur në skuadër.

Sipas mediave spanjolle, kampioni i Botës me Francën në vitin 2018 do të nënshkruajë një kontratë nga e cila do të përfitojë 25 milionë euro në sezon, ndërsa falë bonuseve shifra në kontratë do të jetë shumë më e lartë. Por, Reali nuk është mjaftuar me kaq pasi për të bindur 22-vjeçarin i ka siguruar atij edhe një shumë e cila varion nga 60-80 milionë euro që do t’i kalojë në llogari në momentin kur Mbappe të nënshkruajë kontratën me spanjollët.

Sakaq, prestigjiozja Marca këmbëngul se marrëveshja mes palëve nuk do të marrë formë zyrtare në respekt të klubit francez duke qenë se skuadra e PSG ende nuk e ka siguruar matematikisht titullin në kampionat edhe pse është shumë pranë. Vetëm pas këtij momenti, kur edhe llogaritë e sezonit të jenë të mbyllura për PSG, do të vijë deklarata për marrëveshjen me një nga futbollistët më të vlerësuar në botë.

Top Channel