Një objekt fluturues u rrëzua gjatë natës në periferi të kryeqytetit kroat, Zagreb, duke shkaktuar një shpërthim të fuqishëm, por fatmirësisht asnjë të lënduar.
Misteri ka rrethuar incidentin që tronditi kryeqytetin kroat. Sipas disa raporteve në media, objekti i rrëzuar mund të ketë qenë një dronë, i mbërritur atje nga zona e luftës e Ukrainës qindra kilometra larg. Të tjerë flasin për një avion të vogël.
Nuk ka ende asnjë konfirmim zyrtar mbi natyrën e mjetit të rrëzuar fluturues. Forcat e policisë mbërritën menjëherë në zonë, të lajmëruar nga banorët lokalë. Ato panë një krater të madh në tokë e gjetën dhe dy parashuta në një zonë të pyllëzuar. nga shpërthimi, janë dëmtuar disa nga makinat e parkuara aty.
Policia ka nisur menjëherë një hetim, ndërkohë dëshmitarët e cituar nga mediat fillimisht kanë dëgjuar një shpërthim të vogël që u duk sikur lëkundi tokën, e më pas kanë ndjerë një erë të keqe.
Top Channel