Një person i shpallur në kërkim për veprat penale “Mashtrimi me pasoja të rënda” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve” është kapur nga policia në Vlorë.
Policia bën me dije se H. Gj., 48 vjeç, banues në Vlorë, ishte shpallur në kërkim sepse Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale të “Mashtrimi me pasoja të rënda” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”.
Kallëzmin për të e ka bërë pas I. K., 52 vjeç, banues në Gjilekë, Himarë, se shtetasi H. Gj., punonjës i ASHK Vlorë, duke falsifikuar disa dokumente për një pronë në Himarë, me anë të mashtrimit, ka nxjerrë lejen e legalizimit në emrin e tij dhe ka filluar të ndërtojë në këtë pronë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel