Meleqe Reja mësuesja e parë rome tregoi për “Shqipëria Live” sfidat e saj të jetës duke nisur që nga fëmijëria.

Ajo tregoi se si në moshën 8-vjeçare e kishin fejuar dhe në moshën 11-vjeçare kishin tentuar ta martonin, ndërsa dëshira e saj ishte shkollimi.

“Unë kisha frikë për atë që do të bëhej. Nuk më pyeti njeri fare”, u shpreh mësuesja.

Familja kishte bërë çdo gjë ndërsa ajo ishte vetëm në klasën e katërt. Koha në të cilën ajo ka jetuar e pengonte të shkollohej pasi nuk kishte organizata që ndihmonin në shkollimin e tyre.

FOTO GALERI
2/10

Top Channel