Çmimet e ushqimeve të kafshëve mund të rriten nga 8% në 20% si rezultat i konfliktit në Ukrainë, thotë agjencia e ushqimit e OKB-së.
Në një vlerësim paraprak mbi pushtimin rus të Ukrainës, Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë thotë se nuk është e qartë nëse Ukraina do të jetë në gjendje të korrë prodhimin e saj në mes të konfliktit.
Sipas agjencisë, 20-30% e drithërave të zakonshëm si misri dhe farat e lulediellit në Ukrainë nuk do të mbillen ose do të mbeten të pavjelura.
Rusia është eksportuesi më i madh në botë i grurit, ndërsa Ukraina është vendi i pestë më i madh.
Të dy vendet, së bashku, sigurojnë 19% të furnizimit botëror të elbit, 14% të grurit dhe 4% të misrit, duke përbërë më shumë se një të tretën e eksporteve globale të drithërave.
Po ashtu, agjencia pret që konflikti të shkaktojë një rritje të numrit të njerëzve të kequshqyer në mbarë botën, të paktën nga 8 deri në 12 milionë njerëz në 2022-2023.
Top Channel