Ledion Liço ishte tek “Ëndërrtjerrësit” ku kujtoi fillimet e tij në ekran, duke nisur nga pjesëmarrja në akademinë Pole Position.

Liço tregoi se kishte pasion muzikën, nuk e kishte ëndërr të bëhej prezantues.

“Pasioni për muzikën. Nuk kam dashur të bëhem ndonjëherë prezantues, aq më pak gjërat që u bëra rrugës. Pasioni për muzikën më thirri në një karaoke tek Ethet”, tha Liço.

Në një moment ku shfaqet duke kënduar, Liço tregon: “Kjo ishte koha kur kurseja paratë duke prerë flokët vetë”.

Ndërsa Albana Osmani kujton takimin e parë me Liçon duke thënë: “E mbaj mend që jemi takuar, jemi përshëndetur. Ishe pak i trembur, megjithatë dëshira për të vijuar televizionin nuk është se nuk ishte.”

Aktorja Niada Saliasi tregoi se si Liço fitoi audicionet në radio.

“Një javë pas finales, Arbana Osmani më merr dhe më thotë do vish për një audicion, po duhet të marrësh me vete dhe një djalë. I thashë dhe Ledionit, kemi shkuar bashkë për audicionin për një emision në radio. Ledioni e fitoi, unë nuk fitova”, tha Saliasi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA