Shumë lojtarë të infektuar me Covid-19, shtyhet ndeshja e Bundesligës

10/03/2022 22:45

Ndeshja mes Augsburg dhe Mainz, e vlefshme për raundin e 26-të të Bundesligës, që ishte planifikuar për t’u luajtur të shtunën në orën 15:30 është shtyrë.

Shkak i këtij vendimi është bërë numri i lartë i të infektuarve me Covid-19 te skuadra e Mainz. Lajmi është bërë publik nga Liga e Futbollit Gjerman (DFL).

Ende nuk dihet se kur do të luhet kjo sfidë, ndërsa takimi i Mainz me Borussia Dortmund javën e kaluar nuk u zhvillua për të njëjtën arsye.

Top Channel