Memelli ikën nga Skënderbeu/ Bilanci, 13 humbje, 8 barazime dhe 3 fitore! Trajneri tregon arsyet

10/03/2022 15:30

Pas një viti, një muaji dhe një jave, Migen Memelli ka vendosur të tërhiqet nga drejtimi i skuadrës së Skëndërbeut pas një situate aspak të mirë për skuadrën korçare, e cila ndodhet në fund të klasifikimit të Abissnet Superiores me 3 fitore, 8 barazime dhe 13 humbje pas 24 javësh kampionat.

Një vendim tërësisht i imi, vendosa të largohem sa nuk është shumë vonë, për të mos ju bërë barrë skuadrës dhe lojtarëve që të kenë mundësi të ndryshojnë fytyrë në pankinë”, thotë Migen Memelli.

Vitin e shkuar bëre një mrekulli me këtë skuadër me 9 fitore, 4 barazime dhe 9 humbje ndërkohë këtë herë duket sikur largohesh disi i dorëzuar. A ka shanse t’i shpëtojë Skëndërbeu rënies nga kategoria?

Pas një komunikimi që pata me drejtuesit e klubit i thash që më mirë kështu që të ndryshojmë e të përmirësohen gjërat sa janë në kohë, pikë ka akoma shumë në lojë dhe shpëtimi është i mundur, shumë i vështirë, por i mundur”, përgjigjet ai.

Trajneri i ri i Skëndërbeut është Skënder Gega, a keni komunikuar me të?

Po kam folur në telefon me Skënderin, ai është një trajner shumë i mirë, i urova suksese në këtë detyrë të re. Ndërkohë që për mua Skëndërbeu ka qenë si një universitet në rrugën time të re si trajner”.

Top Channel