“Kievi është shndërruar në qytet fantazmë”, Artur Bibe: Qytetarët janë larguar, ka vetëm gazetarë

10/03/2022 16:50

Artur Bibe gazetari i “Top Channel” tregoi për “Shqipëria Live” situatën aktuale të luftës live nga Ukraina.

Ai tregoi se tashmë qyteti është bosh dhe duket si qytet fantazmë, aty qarkullojnë vetëm mediat dhe ata që i lidh puna.

Nuk ka qytetarë këtu. Këta njerëzit që shikoni janë vetëm gazetarë, ka shumë pak qytetarë që i lidh puna”, u shpreh gazetari.

Bibe tregoi se i ndalonin shpesh për t’i identifikuar dhe se zhurmat e vetme që dëgjohen në qytet janë ato të avionëve rusë dhe sirenave.

Ajo që më ka bërë përshtypje është dashuria që ata njerëz kanë për vendin e tyre. Në kufi shihja njerëz që ktheheshin për të luftuar për vendin e tyre”, shtoi më tej gazetari.

FOTO GALERI
9/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA