Hungaria zgjedh Katalin Novak, presidenten e parë femër të vendit (fotot)

10/03/2022 20:16

Parlamenti i Hungarisë zgjodhi sot Katalin Novak, aleate e kryeminsitrit Viktor Orban, si presidenten e parë femër të vendit.

Novak, e cila shërbente si ministre e politikave të familjes, përshkruante zgjedhjen e saj si fitore për gratë.

Ajo mori postin ceremonial pas 137 votave pro dhe 51 kundër, në parlamentin e dominuar nga partia e djathtë Fidesz e kryeministrit Orban.

“Ne gratë rrisim fëmijët, kujdesemi për të sëmurët, punojmë, pastrojmë e jemi kudo”, tha  Novak në fjalën e saj para votës.
“Ne e njohim fuqinë e fjalëve por dimë edhe të qëndrojmë të heshtura e të dëgjojmë, dimë të mbrojmë familjen, me më shumë kurajo se burrat nëse nevojitet”.

“Pikërisht sepse jam një grua dua të jem një presidente e mirë e Hungarisë,” tha 44-vjeçarja që bëhet gjithashtu kryetarja më e re e shteti të Hungarise.

Novak ka qenë përfaqësuese qeverisë për politika sociale si shpërblimet që familjet të kenë më shumë fëmijë.

Vota e sotme vjen para zgjedhjeve të rëndësishme parlamentare të 3 prillit kur Orban kërkon mandatin e katërt pas ardhjes në pushtet në 2010.

FOTO GALERI
1/5
Parlamenti i Hungarisë zgjodhi sot Katalin Novak, aleate e kryeministrit Viktor Orban, si presidenten e parë femër të vendit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA