BE rishikon ndalimin e shitjes së automjeteve me djegie të brendshme, mirëpret hibridet dhe biokarburantet Moska thotë se do të hapë cdo ditë korridore humanitare drejt Rusisë përgjatë gjithë kohës që do të zgjasë konflikti për civilët ukrainas.
Ministria ruse e mbrojtjes i ka thënë agjencisë së lajmeve Interfax se do ta bëjë këtë gjë pa miratimin e Kievit.
Zyrtarët rus thanë se korridoret do të hapen në orën 10:00 me orën e Moskës çdo ditë.
Ofertat për hapjen e korridoreve humanitare drejt Rusisë janë kritikuar më parë si “cinike” nga Ukraina dhe perëndimi. Ukraina hodhi poshtë një ofertë të ngjashme më herët dhe Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken i ka quajtur propozime të tilla “absurde”.
Gjatë paradites së të enjtes Ministrat e jashtëm rus dhe ukrainas nuk arritën të kishin një marrëveshje mes tyre. Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, tha se nuk pati “asnjë përparim” drejt një armëpushimi pas takimit me homologun e tij rus në Antalia.
Nga ana tjetër Sergei Lavrov sugjeroi se Vladimir Putin mund të jetë i hapur për të takuar Volodymyr Zelenskyyn.
Top Channel