Protestuesit bllokojnë rrugët në Tiranë, ndërhyn policia
09/03/2022 19:59
Protestuesit kanë bllokuar rrugët në Tiranë pasi cmimet e karburanteve vazhdojnë të thyejnë rekorde në vend.
Të mërkurën arriti në 260 lekë/litri, ndërsa të gjitha produktet e shportës po ashtu janë shtrenjtuar në tre muajt e fundit.
Policia ka ndërhyrë për të larguar protestuesit në mënyrë që të vijojë qarkullimi i mjeteve.
Ndërkohë, qytetarët janë ngritur në protesta në qytetet kryesore të vendit por në kryeqytet ishte pjesëmarrja më e madhe. Nën moton as të majtë, as të djathtë, por popull, qytetarët kërkojnë nga qeveria uljen e taksave, subvencione dhe ngrirjen e çmimeve për produktet e shportës
Top Channel