Çmimi i naftës ka pësuar sërish rritje. Pas arritje së çmimit rekord 230 lekë, ky produkt ka shkuar nga 240-260 lekë në pikat e shitjes me pakicë.
Karburantet po ndikojnë në rritjen e inflacionit në Shqipëri, ku vetëm për muajin shkurt ndikimi i këtij grupi tek rritja e çmimeve shkoi deri në 15%.
Eksperti i ekonomisë, Eduart Gjokutaj mendon se qeveria duhet të marrë masa:
Në paketën fiskale të miratuar në Komisionin e Ekonomisë, qeveria vendosi që akcizën për këtë produkt ta indeksojë me inflacionin dhe duke qenë se inflacioni ka kaluar nivelin 3%, atëherë kjo do të rëndojë edhe më shumë barrën fiskale mbi këtë produkt.
Në Shqipëri janë rreth 720 mijë mjete të regjistruar, ndërsa rreth 20% e tyre janë mjete transportuese si kamionë apo furgona.
Top Channel