Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se qarkullimi në të gjitha akset nacionale është i lirë pasi është punuar me pastrimin dhe shpërndarjen e kripës në zonat problematike.

Me anë të një postimi në faqen zyrtare ne “Facebook”, ARRSH ka njoftuar se gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje dëbore në juglindje të vendit, të shoqëruar me temperatura të ulëta deri në -7 °C. Të njëjtat kushte atmosferike kanë qenë të pranishme edhe në akset e Dajtit, në Veri në zonat malore dhe në Llogara.

ARRSH u bën apel drejtuesve të mjeteve që të bëjnë kujdes në lëvizje, sidomos gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit.

Gjithashtu ata duhet të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore dhe të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore.

 

 

FOTO GALERI
3/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA