Tifozit të Arsenal i shkëputet parukja duke festuar golin në stadium: Duhet të përdor më shumë ngjitëse (fotot)

08/03/2022 16:07

Një tifozi të skuadrës angleze të Arsenal iu ngrit parukja teksa festonte golin e skuadrës në fitoren e të dielës ndaj fqinjëve të Watford.

Ashley Day tha se parukja e tij u shkëput duke celebruar një prej golave spektakolarë të ‘Gunners’ teksa shtonte: “Nuk duhet të tregohem më kaq kursimtar me ngjitësen.”

Babai i një fëmijë arriti të shihte anën humoristike të çështjes së sikletshme dhe shpërndau një foto të vetes në stadiumin Vicarage Road para fitores  2-3 të Arsenal ndaj Watford.

Një tjetër tifoz në stadium George Bateman bëri një foto të momentit zbavitës.

Ai komentonte: “Kur Martin Odegaard shënoi golin e parë në minuën e pestë të gjithë u ngritën në këmbë dhe kështu duket se bëri dhe ngjitësja e këti tipit”.

Një tjetër tifoz i quajtur Tom – komentonte: “Meqënëse ishte një ditë e ngrohtë ky tipi hapi tavanin e makinës.”

FOTO GALERI
3/3
Babai i një fëmijë arriti të shihte anën humoristike të çështjes së sikletshme dhe shpërndau një foto të vetes në stadiumin Vicarage Road

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA