Video/ Emigranti i dënuar për ngacmim seksual lirohet gabimisht nga burgu, arrestohet sërish pas pak ditësh
Nga rreth 6500 refugjatë që janë pranuar në SHBA nga tetori deri në shkurt, 692 prej tyre ishin nga Ukraina.
Shoqatat e emigrantëve i kanë kërkuar administratës së presidentit amerikan Joe Biden të lehtësojë rregullat për marrjen e ukrainasve në Shtetet e Bashkuara, pasi numri i personave që po largohen nga Ukraina po shkon në dy milionë.
Sekretari i Shtetit, Antony Blinken i tha CNN-it të dielën se SHBA është e gatshme të pranojë refugjatë.
“Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të bërë gjithçka që mundemi, para së gjithash, për të mbështetur vendet që mbajnë barrën e menjëhershme të pranimit të ukrainasve dhe më pas, sipas rastit, nëse njerëzit kërkojnë statusin e refugjatit në Shtetet e Bashkuara, sigurisht, që ne do ta shikojmë edhe këtë dhe do të veprojmë për t’i dhënë zgjidhje”, tha ai.
Shumica e njerëzve që ikin nga Ukraina kanë mbërritur në Poloni.
Top Channel