Nga kriza ekonomike te emigracioni, pse AfD po fiton terren në Gjermani dhe çfarë roli ka Elon Musk Mijëra emigrantë janë në pritje për të kaluar drejt Rumanisë.
Top Channel ka siguruar pamjet e situatës në kufirin Rumani-Ukrainë, në kalimin Kurubna. Tek stacioni i trenit për Kiev duket se ka radhë të gjatë njerëzish që presin të largohen nga vendi ku prej ditësh vijon lufta me forcat ruse.
Sot në mëngjes filloi evakuimi i qytetarëve nga Sumy, një qytet me 260 mijë banorë në veri-lindje të Ukrainës. Autobusët e parë u nisën falë një armëpushimi të përkohshëm që u arrit mes Ukrainës dhe Rusisë, për krijimin e një “korridori sigurie” që ndihmon qytetarët të shkojnë në Poltava, 170 kilometra më në jug të vendit.
Dy delegacionet u takuan të hënën për të zhvilluar raundin e tretë të bisedimeve, por ky takim nuk solli një rezultat pozitiv, siç edhe pritej. Për momentin, zgjidhja diplomatike mbetet shumë larg.
Top Channel