Ukraina ka thënë se propozimi i Rusisë për korridoret humanitare që çojnë refugjatët në Bjellorusi ose Rusi ishte “plotësisht imoral”.
Një zëdhënës i presidentit ukrainas tha se qytetarët ukrainas duhet të lejohen të largohen nga shtëpitë e tyre përmes territorit ukrainas. “Këta janë shtetas të Ukrainës, ata duhet të kenë të drejtë të evakuohen në territorin e Ukrainës,” tha ai
“Kjo është një histori krejtësisht imorale. Vuajtjet e njerëzve përdoren për të krijuar pamjen e dëshiruar televizive,” shtoi më tej ai për Reuters.
Kjo deklaratë erdhi menjëherë pasi Ministria ruse e Mbrojtjes tha se do të ndalojë të shtënat të hënën, për të lejuar civilët të largohen nga shtëpitë e tyre në qytetet ukrainase të Kievit, Kharkiv, Sumy dhe Mariupol.
Sipas mediave shtetërore ruse, Rusia ka bërë me dije se pavarësisht shkeljes së vazhdueshme të marrëveshjeve të mëparshme, do të hapë korridore të reja humanitare nëpër qytete të shumta të Ukrainës për të lejuar evakuimin e civilëve.
Top Channel