24/11 22:56
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnsonme ka zhvilluar një bisede telefonike me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Një zëdhënës i Doëning Street ka thënë se Johnson ka rënë dakord të sigurojë më shumë pajisje mbrojtëse për Ukrainën.
“Udhëheqësit diskutuan nevojat urgjente të Forcave të Armatosura të Ukrainës dhe Kryeministri u zotua të punojë me partnerët për të siguruar pajisje të mëtejshme mbrojtëse”, tha zëdhënësi.
Të dy liderët Zelensky dhe Johnson, mësohet se kanë diskutuar edhe për “përkeqësimin e situatës humanitare” në vend. Ata kanë rënë dakord të vazhdojnë të flasin në ditët në vijim për këtë çështje.
Top Channel