Mesazhi i Escobar, i dërguari amerikan i vendeve të Ballkanit: Rusia s’ duhet t’ju frenojë

05/03/2022 15:18

Gabriel Escobar i dërguari special i qeverisë amerikane  për Ballkanin duke komentuar situatën në Ukrainë, përmes një editoriali ndalet në qëndrimet e udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor.

“Vendet e Ballkanit Perëndimor e kanë dëgjuar këtë thirrje. I përgëzoj ato për qëndrimin e tyre të vendosur krah Bashkimit Europian dhe botës së lirë. Ne duhet ta vëmë Rusinë përpara përgjegjësisë dhe të ndihmojmë Ukrainën që të zmbrapsë forcat pushtuese përpara se mizoritë të shumëfishohen dhe konflikti të destabilizojë më tej Europën. Veprimet e bashkërenduara nga aleatët dhe partnerët kanë rritur me shpejtësi presionin mbi Vladimir Putin”, sipas tij.

Ky qëndrim i zyrtarit të lartë të DASH vjen vetëm pak orë nga një marshim në Beograd, i vetmi i këtij lloji në botë,  në mbështetje të gjakderdhjes me disa mijëra viktima e refugjatë lufte, që mban firmën e Vladimir Putin. Ky marshim morri dënime publike nga opinioni ndërkombëtar, përfshirë dhe zëra të rëndësishëm nga Bashkimi Evropian.

Kjo nuk ka shpëtuar nga vëmendja e amerikaneve. Njerëzit e këtij rajoni thekon Gabriel Escobar, e njohin shumë mirë kërdinë që shkakton konflikti. Referenca është e qartë. Luftërat në ish Jugosllavi përfshi Kosovën.

“Ne nuk duhet ta lejojmë Rusinë të përdorë luftën që ka zgjedhur të bëjë për të frenuar përparimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Rusia nuk ka në mendje interesat më të mira për këto vende. Ekonomitë tuaja janë të lidhura me Europën. Partnerët dhe investitorët tuaj më të mëdhenj të tregtisë janë në Bashkimin Europian. Dhe e ardhmja juaj është në Europë, si anëtarë me të drejta të plota të Bashkimit Europian”, theksoi Escobar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA