Soprano ruse Anna Netrebko shkarkohet nga Opera e New York prej lidhjeve me Putin (fotot)

04/03/2022 17:33

Sopranoja e njohur ruse Anna Netrebko nuk është më e punësuar nga Metropolitan Opera në New York pas shfajes së mbështetjes për Vladimir Putin mes pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

50 vjeçarja Netrebko, një nga yjet më të mëdha të stabilimentit të famshëm të operas se Manhattan largohet nga posti në një goditje të rëndë për spektaklin e qytetit.

“Është një humbje e madhe artistike e Met dhe e operas në përgjithësi,” tha në njoftimin e tij drjetori i përgjithshëm i stabilimentit Peter Gelb.

“Anna është një nga këngëtaret më të mëdha në historinë e Metropolitan, por me veprimet e Putin në Ukrainë, nuk kishte më rrugë përpara”, tha ai.

Gelb shtoi se prej të dielës ka nisur distancimin me të gjithë artistët që mbështesin Putin. Ai shtoi se opera kishte tentaur të bindte Netrebko të hiqte dorë nga mëbshtetja e saj për presidentin rus, por përpjekjet e tyre rezultuan pa fryte.

Gjithsesi në fillim të javës Netrebko kishte anulluar të gjitha performacat e saj duke përfshirë dhe atë në Barcelonë në Gran Teatre del Liceu më 3 prill.

Në një deklaratë ajo thoshte: “Jam kundër çdo lufte të palogjikshme dhe agresioni prandaj i bëj thirrje Rusisë t’i japë fund. Kemi nevojë për paqe tani”.

Këngëtarja më tej deklaronte, “Kjo nuk është një kohë për të performuar apo bërë muzikë, prandaj kam vendosur të tërhiqem nga performacat për momentin. Është një vendim shumë i vështirë për mua por e di që audienca do të kuptojë dhe respektojë vendimin”.

Netrebko pritej të performonte në operan e Giacomo Puçini “Turandot” në pranverë ne New York, si dhe në atë të Giuseppe Verdi “Don Carlo” sezonin e ardhshëm. Ironikisht në të dyja edicionet ajo pritet të zëvendësohet nga soprano ukrainase Liudmyla Monastyrska.

“Turandot” do të shfaqet në pesë performanca nga 30 prilli deri në 14 maj, kurse “Don Carlo,” do të nisë më 3 deri në 19 nëntor gjithshtu në pesë performanca.

Në vitin 2008, Netrebko ka marrë çmimin Artiste e Popullit të Rusisë nga Putin dhe në 2014 kishte dhënë një donacion prej 1 milionë rubla për operan e zonës separatiste Donetsk në lidnje të Ukrainës.

FOTO GALERI
3/4
50 vjeçarja Netrebko eshte një nga yjet më të mëdha të stabilimentit të famshëm

Top Channel