Michele Di Gregorio largohet nga Juventus. Pas dy sezonesh, ish portieri i Monza largohet zyrtarisht nga Torino për t’u transferuar në Premier League te skuadra e Bournemouth.

‘Michele Di Gregorio përshëndet Juventus pas dy sezonesh te skuadra bardhezi. I ardhur në verën e vitit 2024, pas debutitmit në 19 gusht në suksesin 3-0 ndaj Comos në Allianz Stadium, Michele Di Gregorio ka zhvilluar 84 ndeshje me Juventusin në të gjitha kompeticionet. Tani për Michelen nis një etapë e re e karrierës në Angli. Paç fat, Michele’-lexohej në komunikatën e Juventusit.

Por Di Gregorio nuk është i vetmi që largohet nga bardhezinjtë. Edhe Mattia Perin i tha lamtumirë Zonjës së Vjetër në këtë sesion të merkatos. Në fakt Perin vendosit të pranojë ofertën ambicioze të Palermos dhe është gati të nisë një aventurë të re. Në orët e ardhshme ai do të kryeje vizitat mjekësore në Verona përpara se të shkojë në Palermo. Për të plotësuar vendin e Perin, Juventus ka arritur marrëveshjen me Ëolfsburgun për transferimin e Kamil Grabara me huazim me të drejtë blerjeje. Për polakun është parashikuar një kontratë deri në 2027, me rinovimin e saj deri në 2030 nëse klubi bardhezi blen përfundimisht kartonin e tij.

Kështu, me ardhjen e Vicarios e Grabara dhe largimet e Di Gregorio dhe Perin, Juventus mbyll revolucionin në portë. Ndërkaq, në rolin e portierit të tretë konfirmohet Carlo Pinsoglio.

 

Top Channel