SHBA ngushton masat për naftën iraniane, i gjithë rrjeti që mundëson lëvizjen e anijeve cisterna nën shënjestrën e sanksioneve amerikane
Shtetet e Bashkuara kanë rinovuar thirrjen për informacion mbi pesë zyrtarë të lartë të Gardës Revolucionare të Iranit, duke ofruar një shpërblim deri në 10 milionë dollarë.
Departamenti Amerikan i Shtetit, përmes programit “Rewards for Justice”, ka kërkuar informacion mbi Ahmed Vahidi, Ali Abdullahi, Saeed Aghajani, Hamidreza Lasgarian dhe Majid Khademi.
Sipas qeverisë amerikane, pesë individët dyshohet se planifikojnë, organizojnë dhe kryejnë akte terroriste në vende të ndryshme të botës.
Ahmed Vahidi është komandant i Gardës Revolucionare, ndërsa Ali Abdullahi drejton Shtabin Qendror Khatemolanbia. Saeed Aghajani është komandant i njësive të mjeteve ajrore pa pilot të Forcës Hapësinore të Gardës Revolucionare.
Në listë përfshihen gjithashtu Hamidreza Lasgarian, drejtues i Drejtorisë së Hapësirës Kibernetike dhe Luftës Elektronike, dhe Majid Khademi, komandant i Shërbimit të Inteligjencës.
Departamenti Amerikan i Shtetit u bën thirrje personave që disponojnë informacion për këta individë që ta ndajnë atë me autoritetet amerikane.
Sipas programit amerikan, personat që ofrojnë informacion të vlefshëm mund të jenë të kualifikuar për zhvendosje dhe kompensim financiar.
Top Channel