Elton Ilirjani provokon sërish: Luftërat e diktatorëve fillojnë me urrejtjen kundër LGBT

04/03/2022 18:53

Biznesmeni shqiptar në SHBA, Elton Ilirjani përmes snjë videoje provokuese theksoi se luftërat e diktatorëve fillojnë me urrejtjen kundër komunitetit LGBT.

Nisur dhe nga situata e rënduar në Ukrainë, ai shprehet se Zoti është dashuri dhe nuk është Hitler apo Putin.

“Tirania, diktaturat, autokracitë fillojnë me gjuhën e mos përfshirjes dhe diskriminimit! Kjo gjuhë dëgjohet nga politikanë, persona ekstremistë “fetarë” që flasin në emër të Zotit! Zoti është dashuri dhe nuk është Hitler apo Putin! Abandononi këta njerëz dhe gjuhën e tyre! Ata që thonë çfarë është normale Apo çfarë nuk është normale investojnë në urrejtje, përçarje dhe luftëra! Abandononi këta “fetarë” fëmijët e të cilëve dashurojnë armët dhe i postojnë ato në profilet e tyre sociale! Zoti është gjithëpërfshirës! Zoti nuk është përçarës! Largohuni nga këta njerëz dhe le të shpresojmë që mos të dëgjojmë më për luftëra dhe sirena alarmi! Luftërat e diktatorëve fillojnë me urrejtjen kundër LGBT dhe masakrat kundër LGBT”,  shkruan Ilirjani.

FOTO GALERI
3/9

Top Channel