Lindje në kohë lufte/ Pamjet nga Kievi, bodrumi kthehet në maternitet për gratë shtatzëna

03/03/2022 10:48

Teksa vijon lufta në Ukrainë, gratë shtatzëna janë fotografuar duke pritur që të sjellin në jetë fëmijët e tyre në bodrumin e spitalit që është shndërruar në strehë pasi ka shpërthime me bomba nga forcat ruse.

Dhjetëra gra shtatzënë dhe familjet e tyre u strehuan në bodrum, ku shtretërit janë vendosur në dysheme ndërsa më parë ishin dhoma zhveshjeje dhe korridore.

Nga ana tjetër, familjet e shqetësuara presin nga momenti në moment që të përfundojë bombardimi.

Grupe me deri në gjashtë gra ndanin dhoma, në disa raste edhe shtretër, ndërsa prisnin të lindnin ose të pushonin pas lindjes së foshnjave të tyre.

Të paktën një dhomë mbante makineri për të monitoruar shenjat vitale të nënave dhe të porsalindurve, raporton dailymail.

FOTO GALERI
1/17

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA