Zbardhet dëshmia e Bashës / “Toyota Yaris”, kreu i PD belgëve: Denoncimi erdhi nga qytetarët

01/03/2022 19:50

Detaje të reja zbardhen nga dëshmia e kryetarit të partisë demokratike Lulzim Basha i cili u pyet nga prokurorët belge në cilësinë e personit i cili denoncoi i pari për gati 3.4 milione euro të bllokuara më pas në portin e Durrësit.

Burimet e Top Channel u shprehen se Basha është pyetur se kush ja dha këtë informacion?

Por ai është përgjigjur se qytetarët informojnë Partinë Demokratike për çështje të ndryshme, njëra ndër të cilat është edhe informacioni për shumën e konsiderueshme të valutës. Por ky informacion është përcjellë pranë selisë së demokratëve përmes një letre si edhe shumë letra të tjera ka këmbëngulur Lulzim Basha .

Më tej i pyetur nëse për këtë proces informimi disponon apo jo PD një protokoll të veçantë, kryedemokrati është përgjigjur mohues.

Kjo deklaratë e disponuar nga belgët u dha pranë prokurorisë së posaçme SPAK në prani të përfaqësuesve hetimore të Belgjikës që po vijon hetimet për persona të dyshuar në dosjen e pagëzuar si Toyota Yaris.

Për këtë çështje Shqipëria dënoi dy persona për armëmbajtje dhe mos deklarim të të ardhurave në kufi, kurse për katër të tjerë çështja u mbyll pa rezultat. Lulzim Basha është pyetur edhe herë tjetër nga belgët për këtë çështje, por në asnjërin nga rastet ai nuk e ka treguar burimin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA