Një punonjëse e re në një shtëpi kujdesi për fëmijët vinte në punë me veshje provokuese dhe kishte nisur një marrëdhënie seksuale me një djalë 17 vjeçar, u tha sot në gjyqin e saj në Britani.
26 vjeçarja Jade Fitzpatrick, ishte regjistruar duke u puthur e përqafuar me adoleshentin që jetonte në shtëpinë e kujdesit ku ajo punonte në Wrexham të Uellsit.
Dyshja akuzohen se kishin nisur një marrëdhënie intime dhe kishin rezervuar disa ditë në parkun Thorpe Park 200 milje larg zonës ku banonin.
Shqetësimet për Fitzpatrick u ngritën kur adoleshenti dëmtoi një makinë pasi u nervozua se udhëtimi i tyre “romantik” ishte anulluar.
Shqetësimet për Fitzpatrick ishin ngritur më herët për veshjet e papërshtatshme me të cilat ajo paraqitej në punë, si pantallona të shkurtra dhe veshje të sipërme të hapura.
Një koleg i saj kishte parë dyshen të ulur me këmbët ‘e gërshetuara me njëri-tjetrin’ në një park në Wrexham.
Zyrtari ankimues Graham Miles tha se cështja kishte dalë në dritë në gusht 2020 kur i riu dëmtoi automjetin pranë shtëpisë së kujdesit.
Një fqinj dëshmoi për stafin duke thën se kishte parë çiftin duke u puthur e përqafuar disa herë.
Miles shtonte: “Ajo nuk arriti të ruante kufijtë profesionalë duke krijuar një marrëdhënie të papërshtatshme me djalin, të motivuar nga seksi”.
Në seance u tha se ajo komunikonte me adoleshentin duke përdorur një gjuhë sekrete që nuk kuptohej nga askush dhe se vizitonte në dhomë natën me dyer të mbyllura.
Rezidentë të tjerë të shtëpisë së kujdesit dëshmuan: “Zhurmat nga dhoma e tyre dëgjoheshin si dy njerëz që po bënin seks”.
Dyshja mohon se ka kryer marrëdhnie seksuale, seanca dëgjimore disiplinore vazhdon.
Top Channel