“Ligji është i barabartë për të gjithë”, Anila Hoxha: Të kapur në afera korrupsioni në të njëjtin hetim, por njëri qëndron në burg dhe tjetri jo

01/03/2022 16:34

Gazetarja Anila Hoxha thotë se gjyqtarja Enkeleida Hoxha dhe kardiokirurgu Edvin Prifti ishin dy persona që iu dolën emrat në afera korrupsioni gjatë të njëjtit hetim, por sipas saj, qasja e drejtësisë dhe fatet e tyre, ishin krejt ndryshe.

Në një shënim në rrjetin social Facebook, Hoxha shkruan këtë të martë se nuk dëshiron të nënvizojë aspak se Hoxha u penalizua ngaqë ishte grua dhe gjyqtare dhe Prifti ishte burrë dhe mjek, por shton ajo, pavarësisht kësaj, njeri prej tyre vijon të jetë në burg dhe tjetri jo.

Sipas saj, dje gjykata e posaçme tregoi se përpos respektit që kemi për detyrën e humanizmin e çdo profesioni, ligji është i barabartë për të gjithë.

Kur për një gjyqtare, nënë e dy fëmijëve për më tepër nënë single dhe me një fëmijë me probleme të shëndetit, gjykata nuk tregon aspak tolerance, e njëjta duhet të ndodhte edhe për një të akuzuar të një rangu tjetër, ndonëse është mjek dhe zemrat tona kanë nevojë për duart e kirurgut”, shkruan ajo.

Në shënimin e saj, Hoxha tregon se ditën e djeshme siç nuk ka ndodhur kur masat ndaj tij u lehtësuan dhe u reklamuan, gjykata e posaçme ka shpallur sërish masën e pezullimit nga detyra për një tjetër aferë të dyshuar si korrupsioni në adresë të mjekut që i shërben shëndetit tonë.

Vendimi është shpallur në heshtje, mbasi ai u hetua sepse kishte kallëzuar dy të rinj të cilëve u kishte operuar nënën. Për këtë çështje për të cilën mjeku pretendonte se ishte shtrënguar për dhënie pasurie, prokuroria ja delegoi SPAK mbasi gjeti elemente të korrupsionit dhe konkretisht  dyshohet se mjeku i njohur mbasi kreu një ndërhyrje kërkoi 3 milionë lekë”, thekson gazetarja.

Hoxha, bën me dije se në hetimin e SPAK, dyshohet se mjeku shiti prej 1.1 milionë lekë një valvul biologjike, duke pretenduar se e kishte blerë në një subjekt privat. “Ai kallëzoi djemtë, tregon gazetarja, të cilët pasi nëna u ndërroi jetë kërkonin kthimin mbrapsht të parave”.

Sipas saj, SPAK pretendon se në këtë episod të dytë, ka prova që së paku nga gjykata i dhanë dritën jeshile, duke e pezulluar për herë të dytë nga detyra për dyshimet e korrupsionit.

“Në të njëjtën ditë, Gjykata e Lartë e pa të arsyeshme që të vendoste sekuestro për 51.4 milionë lekë dhe 177 mijë euro. Ligji është i barabartë për të gjithë, s’ka të paprekshëm”, shkruan ajo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA