Fshatrat pa shërbim mjekësor/ Lezhë, në Gajush, ambulanca është prej kohësh jashtë funksionit
28/02/2022 12:29
Ambulanca në Gajush të Lezhës prej kohësh është jashtë funksionit, çka detyron banorët që të udhëtojnë drejt qendrës shëndetësore në Shënkoll apo drejt spitalit të Lezhës për të marrë shërbimet e nevojshme shëndetësore.
Banorët shprehen se e kanë tejet të vështirë mos funksionimin e qendrës pasi ju mungojnë shërbimet bazë shëndetësore. Gjithashtu ata ironizojnë dhe faktin që qendra shëndetësore hapet veten në rast zgjedhjesh.
Indiferenca nga institucionet përkatëse që të investohet në këtë zonë për shërbimet bazë jetësore ka bërë që banorët ta braktisin fshatin.
Top Channel