Buffon nuk njeh limite, do të luajë deri në moshën 46-vjeçare

28/02/2022 11:23

Gigi Buffon nuk dëshiron të ndalet, dhe pse ka moshën e një gjyshi.

Portieri legjendar italian ka rinovuar kontratën me Parmën (Seria B) deri në vitin 2024, që do të thotë se do t’i mbajë veshur dorezat të paktën deri në moshën 46-vjeçare. Njoftimi u bë nga zëdhënësi i presidentit amerikan të verdhebluve, Kyle Krause, në një konferencë për shtyp: “Ai ka zgjatur kontratën e tij, që i skadon në vitin 2023”

Nga ana e tij, “gardiani” veteran u shpreh i lumtur për rinovimin: “Është një ditë e bukur. Ndodhi ajo që doja unë, presidenti, tifozët dhe shpresoj i gjithë qyteti.

Nëse nuk do të besoja në atë që po bëjmë, nuk do ta kisha pranuar rinovimin. Kjo është ende një sfidë shumë emocionuese për mua. Ndiej se mund të jap një ndihmë të madhe. Presidenti Krause ka shumë entuziazëm dhe e ka shumë të qartë se ku dëshiron të shkojë. Do të ishte mëkat të tërhiqesha”.

Top Channel